Edicioni i Tretė i "Vox Baroque" nė Muzeun Onufri

Edicioni i Tretė i

Në ambjentet e Muzeut Onufri me datë 11 Korrik 2016 u zhvillua Edicioni i tretë I koncertit “Vox Baroque”. 

Një mbrëmje e veçante per publikun e gjere në një mjedis shumë të veçantë e impresionues duke ndjekur tingujt e muzikës baroke nën interpretimin e artisteve italiane Daniela Nuzzoli – Mezzosoprano dhe Violine & Giovannimaria Perruci – Cembalo.

... Me shume » →

Koncerti i kitaristit italian Andrea De Vitis nė ambjentet e muzeut “Onufri”

Koncerti i kitaristit italian Andrea De Vitis nė ambjentet e muzeut “Onufri”

Pasditen e datës 28 Nëntor 2015 në ambjentet e Muzeut “Onufri” u organizua koncerti i kitaristit Andrea De Vitis shoqëruar nga një ekspozitë pikture të femijëve beratas në hajatin e muzeut. Aktiviteti erdhi si frut i bashkpunimit mes Bashkisë Berat, Q.K.M-Berat, Konsullatës italiane në Vlorë dhe Institutit Italian të Kulturës. Ishin të pranishëm shume personalitete të artit dhe kulturës, publiku i gjerë beratas dhe grup mosha të rinjsh.

... Me shume » →

Aktiviteti i dates 29 Shtator "Dita Kombetare e Trashegimise Kulturore" nga QKM-Berat

Aktiviteti i dates 29 Shtator

Me rastin e Dites Kombetare te Trashegimise Kulturore, 29 Shtator, Q.K.M-Berat organizoi ne bulevardin e qytetit foto-ekspoziten e levizeshme me imazhe te vlerave arkitektonike te Muzeut Etnografik dhe koleksionit te tij. Ekspozita ju bashkangjit aktiviteteve te tjera te organizuara ate dite, ku dhe pati nje vizitueshmeri te larte nga publiku i gjere te cilit i ofroheshin vlerat e trashegimise dhe tradites shqiptare ne bulevardin e qytetit. 

... Me shume » →

18 Maji, Dita Ndėrkombėtare e Muzeve

18 Maji, Dita Ndėrkombėtare e Muzeve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, QKM-Berat organizoi në ambjentet e Muzeut “Onufri” një ekspozitë ikonografike me 13 vepra të reja për publikun e gjerë. Këto vepra që prej vitesh ishin pjesë e fondit ikonografik të DRKK-Berat, pas konsolidimit  dhe restaurimit, tashmë kanë pasuruar fondin e Muzeut Onufri me 13 vepra të autorëve të njohur të ikonografisë. Pjesëmarrja e publikut, i cili përballej me ikona që i ofroheshin për herë të parë, ka qenë shumë e gjerë, përtej pritshmërisë.  

... Me shume » →

18 Prilli, Dita Ndėrkombėtare e Monumenteve

18 Prilli, Dita Ndėrkombėtare e Monumenteve

Në kuadër të 18 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe njëkohësisht Dita Botërore e Trashëgimisë Kulturore, Q K M-Berat realizoi një program të detajuar me një sërë aktivitetesh. Në ambjentet e Muzeut Kombëtar Etnografik u hap ekspozita me punimet më të mira në vizatim dhe plastelinë të realizuara në workshopin e titulluar "Vlera, Edukim, Art" duke pasur shëmbuj disa objekte të koleksionit të Muzeut Kombëtar Etnografik. 

Pjesëmarrës të këtij workshopi ishin nxënës të shkollave 9-vjeçare, Ajet Xhindole & Llambi Goxhomani të qytetit të Beratit që kanë prirje në artet vizive. Lidhja dhe nëpërmjet artit me koleksionet e Muzeut, dhe përzgjedhja e atyre objekteve që kanë një lidhje të shërbimit utilitar (popullor) dhë që e ruajnë akoma vlerën e përdorimit edhe në ditët e sotme në familjet tona, duke kombinuar ndjenjat dhe mendimet e fëmijëve me njohjen e traditës. Trashëgimia nuk është individuale por e të gjithëve - kjo ishte motoja me të cilën organizatorët udhëhoqën nxënësit gjatë ditëve të worshopit.

"FORMA, PËRMBAJTJA, ARKITEKTURA" - Udhëtim në banesën popullore shqiptarë, ishte eventi i dytë i veprimtarive të kësaj dite. Prezantimi i studimit të arkitektëve frut i një pune të gjatë kërkimore dhe studimore e cila vjen dhe prezantohet në formën e një albumi nga arkitekti Maksim Mitrojorgji,  i cili zhvilloi një bisedë të ilustruar për studimin në përgjithësi por edhe për tiparet dhe zhvillimin arkitektonik të banesës qytetare në Berat. Aktiviteti shoqërohej me një ekspozitë me punime në akuarel.

Nën moton "Berati 2400-vjet Qytetërim" në Muzeun Ikonografik Onufri dhe Etnografik gjatë gjithë ditës për vizitorët, u projektuan filma dokumentarë që flisnin për vlerat e Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë të qytetit. 

... Me shume » →

Vizita e Z. Roch Payet (Drejtor i Instituti Kombėtar Francez pėr Trashėgiminė) nė Berat.

Vizita e Z. Roch Payet (Drejtor i Instituti Kombėtar Francez pėr Trashėgiminė) nė Berat.

Sipas programit 2 javor (1-15 shkurt 2015) të vizitës së dytë të z.Roch Payet me specialist të trashëgimisë pranë ambjenteve të Ministrisë dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës, programi vazhdoi në datat 4-6 shkurt me specialistët e Beratit në ambjentet e DRKK-Berat dhe Muzeumet Onufri dhe Etnografik (QKM-Berat).

Përgjatë vizitës së tij në ambjentet e Muzeut Onufri, z.Payet konstatoi gjëndjen e kënaqshme të konservimit të arkitekturës dhe objekteve të koleksionit të muzeut Onufri duke këshilluar, specialistëve përkatës, synimin për praktikimin e “konservimin paraprak” duke u njohur me problematikat permanente të veprave (objekteve) për të paraprirë degradimin e tyre. Më pas u fol dhe per konservimin kurativ që synon përshtatjen e ambjentit (mikroklimën e duhur me kontrollin permanent të përqindjes së lagështirës në ajër dhe ndriçimin e duhur mbi objekte pa ndikuar në gjendjen fizike të veprave.

Disa nga çështjet e trajtuara gjatë takimeve në Tiran, Berat dhe Korçë (2-13 Shkurt, 2015)

·         Restaurimi në Shqipëri, zbulime dhe rekomandime

·         Konservimi parandalues

·         Puna diagnostifikuese dhe kushtet ambientale të ruajtjes së veprave

·         Praktika konservimi mbi objektet dhe artifaktet e trashëgimisë kulturore

·         Kushtet fizike të konservimit (këshilla)

Mënyra e Katalogimit dhe inventarizimit (data - base, File maker)

... Me shume » →

Festivali ndėrkombėtar “Takimet Muzikore tė Dy Botėve” nė ambjentet e Muzeut Onufri

Festivali ndėrkombėtar “Takimet Muzikore tė Dy Botėve” nė ambjentet e Muzeut Onufri

Më datë 22 shtator 2014 u zhvillua në ambjentet e Muzeut Onufri Festivali ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” që këtë vit mbërriti në edicionin e tetë. Prej vitesh festivali i organizuar nga shoqata “Argjiro” me drejtues Ilda Marën ka marrë jo pak vëmendjen e artistëve të njohur shqiptarë, por dhe të huaj. Këtë vit ai do të organizohet nga datat 22, 23 dhe 25 shtator, në Muzeun Onufri të Beratit, në Qendrën Kulturore pranë Kishës Ortodokse në Tiranë dhe në Kishën Françeskane në Shkodër.

Festivali synoi t’i japë  një hov jetës kulturore-artistike në Berat, të promovojë nxitjen e turizmit, të promovojë qendrat historike shqiptare nëpërmjet aktiviteteve periodike ndërkombëtare dhe t’i ofrojë publikut dhe turizmit një alternativë argëtuese, edukuese dhe cilësore, e të ndihmojë sadopak në rritjen e shkëmbimeve kulturore të Shqipërisë në Europë e më gjerë.

 

Festivali nisi në Berat, ku muzika baroke u interpretohet nga ansambli Salzburger Saitnklang nga Austria. Data 23 shtator i sjell artistët sërish para publikut në Tiranë dhe më pas në Shkodër. Ansambli austriak kishte në program të tij pjesë si Moxarti, Vivaldi, Hayden, Bethoven, Schubert, etj, të cilat u mirëpritën nga prezenca e gjerë e publikut në ambjentet e Muzeut Onufri.

... Me shume » →

Festivali Internazional Jazz & Wine nė ambjentet e Muzeve tė Beratit

Festivali Internazional Jazz & Wine nė ambjentet e Muzeve tė Beratit

Më datë 5 – 6 Shtator 2014 në ambjentet e Muzeut Etnografik dhe Muzeut Onufri në Berat u zhvillua Festivali Internazional  Jazz & Wine nën drejtimin e kengetares Eda Zari dhe nën mbeshtetjen e Ministrise së Kultures, Qëndra Kombëtare e Muzeve Berat dhe Bashkisë Berat. Gjeniale harmonia dhe kombinimi i krijuar mes historisë, kulturës, traditës, muzikës dhe gostive të verës tradizionale beratase.

... Me shume » →

Konferenca nė Muzeun Kombėtar Onufri “Trashėgimia si njė kujtesė identiteti dhe njė realitet nė lėvizje” e organizuar nė kuadėr tė Festivalit Multikulturor nė Berat mė 21,22 dhe 23 gusht 2014

Konferenca nė Muzeun Kombėtar Onufri “Trashėgimia si njė kujtesė identiteti dhe njė realitet nė lėvizje” e organizuar nė kuadėr tė Festivalit Multikulturor nė Berat mė 21,22 dhe 23 gusht 2014

Në kuadër të Festivalit Multikulturor organizuar në Berat më 21,22 dhe 23 gusht 2014 u zhvillua në paraditen e 22 gushtit në ambjentet e Muzeut Kombetar Onufri një Konferencë me temë “Trashëgimia si një kujtesë identiteti dhe një realitet në lëvizje”. Në konferencë merrnin pjesë shume personalitete të fushës së trashëgimise dhe kulturës, si z. Maks Velo, z. Ajet Nallbani, z. Roland Tasho, z. Ols Lafe, z. Eugen Kallfani dhe Drejtori i QKM-Berat z. Agron Polovina si partner ne organizimin e konferences.

 

... Me shume » →

Aktivitet i Festivalit tė muzikės Baroke nė Muzeun Onufri nė datė , 4 Korrik 2014.

Aktivitet i Festivalit tė muzikės Baroke nė Muzeun Onufri nė datė , 4 Korrik 2014.

Në datën 4 Korrik 2014, në ora 19.00 në një atmosferë shume mistike në sallen kryesore të Katedrales "Fjetja e Shën Marise" sot Muzeu Ikonografik Onufri, Berat, perfomoi me nje cilësi shume të lartë Quarteti Hofkapelle (Austri) nen drejtimin dhe organizimin e z. Jusuf Beshiri.

Festivali i Muzikës së Vjetër "Vox Baroque" është festivali i parë në Shqipëri që i kushtohet tërësisht repertorit barok. Synimi i këtij festivali është të përhapë muzikën baroke të luajtur me instrumente origjinale në respekt të plote të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe.

Një synim tjetër i këtij festivali është të zgjeroj sa më shumë panoramën e barokut duke i sjellë publikut një repertor të pasur me pjesë edhe të pa luajtura në skenat shqipëtareKy festival zhvillohet në gjashtë qytete të rëndësishme të trashëgimise kulturore të Shqipërisë si: Durrës, Tiranë, Shkodër, Berat, Fier dhe Voskopojë. 

 

... Me shume » →

18 Maj “Dita Ndėrkombėtare e Muzeve”

18 Maj “Dita Ndėrkombėtare e Muzeve”

Në “Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, 18 Maj” Qëndra Kombëtare e Muzeve Berat organizoi në ambjentet e Muzeut Etnografik nje sërë eventësh kulturorë rezervuar grup-moshave te reja dhe publikut më gjerë. Merrnin pjesë nxënës shkollash, të rinj, autoritete të pushtetit vendor, Kryetari i Bashkise Z. Fadil Nasufi, etj.

Aktiviteti u çel me aktin e dhurimit nga Drejtori i DRKK-Berat Q.K.M-ve Berat, të një koleksioni objektesh pune në metal të përdorura nga mjeshtërit në banesat e zonës muzeale dhe të grumbulluara gjatë restaurimeve të tyre.

Më pas aktiviteti vijoi me vizitën e ekspozitës të punëve realizuar nga “piktorët e vegjël” të Grupit “ArtColor”,  të cilët kishin vizatuar në ambjentet e Muzeut Etnografik, interierë, objekte të ndryshme dhe veshje të traditës të koleksionit të këtij muzeu, per të vazhduar me ndarjen e disa çmimeve simbolike.

Në vazhdim me pjesëmarrjen e gjerë të nxënësve të shkollave u realizua nje bisedë në konceptin “Të njohim të kaluarën dhe Trashëgiminë Kulturore” duke folur mbi zhvillimin e artizanatit në qytetin e Beratit nëpërmjet ilustrimit të objekteve në fondin e Muzeut Etnografik.

 

 

... Me shume » →

Piktorėt e vegjėl nė ambientet e Muzeut Etnografik, nė prag tė 18 Majit “Dita Ndėrkombėtare e Muzeve”

 Piktorėt e vegjėl nė ambientet e Muzeut Etnografik, nė prag tė 18 Majit “Dita Ndėrkombėtare e Muzeve”

Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, 18 Maji” 20 piktorë të vegjël te Grupit “ArtColor” përgjatë tre ditëve në prag të aktivitetit po vizatojnë në ambjentet e Muzeut Etnografik, interiere, objekte të ndryshme dhe veshje të traditës të koleksionit të këtij muzeu.

Punimet e tyre do të ekspozohen në ambjentet e Muzeut Etnografik më 18 Maj 2014 për të gjithë vizitorët, ditë në të cilën do të jepen 5 (pesë) çmime dhe dhurata për vizatimet më  të mira.

 

 

... Me shume » →

Aktiviteti nė ambientet e Muzeut Ikonografik “Onufri” Berat me rastin e 18 Prillit, Ditės Ndėrkombėtare tė Monumenteve dhe Dita Botėrore e Trashegimisė Kulturore.

Aktiviteti nė ambientet e Muzeut Ikonografik “Onufri” Berat me rastin e 18 Prillit, Ditės Ndėrkombėtare tė Monumenteve dhe Dita Botėrore e Trashegimisė Kulturore.

 

Aktiviteti në ambientet e Muzeut Ikonografik “Onufri” Berat me rastin e 18 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Dita Botërore e Trashegimisë Kulturore.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Ditës Botërore të Trashegimisë Kulturore në ambientet e Muzeut u zhvilluan një seri aktivitetesh të organizuara nga QKM-Berat në bashkpunim me DRKK-Berat, DAR-Berat dhe Bashkinë e Beratit.

Aktiviteti nisi në orët e para të paradites me një ekspozitë fotografike “Berati i Vjetër” në oborrin e Muzeut me pjesëmarrjen shume të gjerë të publikut dhe kryesisht grup-moshave të reja. Më pas aktiviteti vijoi me një lektorium mbi vlerat e trashëgimise kulturore dhe monumenteve të Beratit duke vazhduar me projektimin e dokumentarit “BERATINUS” dhe vizitave në ambientet e Muzeut për vlerat e tij. Aktiviteti vijoi me ekspozitën e “Piktorëve të Vegjel” ku u ndane dhe tre çmime simbolike për fëmijët që kishin pikturuar Beratin duke pasqyruar vlerat e tij monumentale.

Aktiviteti, në oret e mesdites, vijoi me vizita në Kalane e Beratit dhe organizimin e një fushate sensibilizuese për pastrimin e Kalasë mes nxënësve të shkollave dhe vullnetarëve të Korpusit të Paqes. 

Gjatë aktivitetit u firmos dhe një marrëveshje bashkëpunimi në fushen e trashëgimisë dhe edukimit për projektin “Miku i Monumentit” ndërmjet DRKK dhe DAR – Berat.

 

... Me shume » →

Vizita ne Muzeun \"Onufri\" e Znj. Irina Bokova ne 29 mars 2014 ne kuader te aktivitetit \"URAT E BALLKANIT FLASIN\"

Vizita ne Muzeun \

Vizita ne Muzeun \"Onufri\" e Znj. Irina Bokova Drejtoresha e Pergjithshme e UNESCO-s, ne kuader te aktivitetit te trete nderrajonal ballkanik \"Urat e Ballkanit Flasin\", ne Berat, ku ishin te pranishem shume personalitete te Kultures dhe Trashegimise ne Shqiperi dhe Rajon. Ne ambientet e Muzeut Znj.Bokova u prit nga Drejtori i Q.K.M. Berat Z. Agron Polovina dhe stafi i Muzeut.

... Me shume » →

Qendra e Muzeumeve Kombetare (Berat) ne aktivitetin \"URAT E BALLKANIT FLASIN\"

Qendra e Muzeumeve Kombetare (Berat) ne aktivitetin \

Pjesëmmarrje e Q.K.M. Berat, me ekspozimin e disa objekteve etnografike të fondit të Muzeut, në panairin e artizanatit, organizuar në Berat më 29-30 mars 2014, në kuadër të aktivitetit kulturor ndërrajonal Ballkanik “Urat e Ballkanit Flasin” organizuar nga UNESCO, Bashkia Berat, Ministria e Kulturës të Shqipërisë dhe bashkëpunimin e Organizatave & Shoqatave të ndryshme në mbrojtje të Trashëgimisë dhe Kulturës.

Ishin prezentë, Drejtoresha e Pergjithshme e UNESCOS - Znj. Irina Bokova, Ministrja e Kultures të Shqipërisë - Znj. Mirela Kumbaro, Kryetari i Bashkisë (Berat) Z. Fadil Nasufi dhe pjesëmarrja e shumë personaliteteve të kulturës dhe trashegimise në Rajon.

Përgjatë vizitës në qendrën historike të Beratit Znj. Irina Bokova vizitoi dhe Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”.

 

 

 

 

... Me shume » →