Sistemi audi-guide "Muzeu Ikonografik Onufri "

Sistemi audi-guide

 

Që prej 2 shtatorit një alternativë të re dhe inovative është vënë në shërbim për vizitorë në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”. Pas një punë të gjatë dhe me sfida të shumta, Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” vjen tashmë me një teknologji të re, siç është sistemi i audio-guidës në 4 gjuhë: shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht. Të gjithë vizitorët e muzeut kanë tashmë mundësi të bëjnë një udhëtim vetjak në historinë e ikonave dhe mjeshtërve ikonografëve më të njohur të Shqipërisë, si dhe të njihen me rëndësinë e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, ku ndodhet dhe muzeu. Si rrjedhojë sot në muzeun kombëtar Ikonografik Onufri është në shërbim sistemi audio-guidë, që përfshin në 40 rubrika, informacione për Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” për ikonat dhe artefakte të mjeshtërve që i realizuan këto thesare. Ky informacion vjen përmes një rrëfimi të studiuar për ta bërë vizitën sa më të pëlqyeshme e të thjeshtë, duke i dhënë dhe liri vizitorëve të fokusohen në ikonat e dëshiruara.

Për shërbimin audio-guidë, do të këtë një biletë individuale kundrejt një vlere prej 400 lekësh.

 

... Me shume » →

Audio guidë në 4 gjuhë: shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht.

 Audio guidë në 4 gjuhë: shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht.

Një alternativë e re dhe inovative për vizitorët në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri” Audio guidë në 4 gjuhë: shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht.
Pas një pune të gjatë dhe me sfida të shumta, Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” vjen tashmë me një teknologji të re, siç është sistemi i audioguidës në 4 gjuhë: shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht. Të gjithë vizitorët e muzeut kanë tashmë një alternativë të re dhe inovative për të bërë një udhëtim vetjak në historinë e ikonave dhe mjeshtërve ikonografëve më të njohur të Shqipërisë. Si dhe të njihen me rëndësinë e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, ku ndodhet dhe muzeu.
Muzeu Onufri është muzeu i parë kombëtar në vend që sjell një teknologji të tillë nëpërmjet një projekti të Ministrisë së Kulturës me mbështetjen e donatorëve USAID dhe Ambasada Suedeze që përtej sfidave arritëm të realizojmë një produkt dinjitoz. Kjo falë bashkëpunimit të mirë me Into Albania, një partner mjaft serioz e të përkushtuar, me të cilin stafi i Muzeut “Onufri” ju bashkëngjit me kënaqësi e punoi me shumë përgjegjësi.
Si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi, sot për herë të parë një muze kombëtar në Shqipëri pajiset më një sistem audio-gurdë, që përfshin në 40 rubrika informacione për Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” për ikonat dhe artefaktet e mjeshtërve që i realizuan këto thesare. Ky informacion vjen përmes një rrëfimi të studiuar për ta bërë vizitën sa më të pëlqyeshme e të thjeshtë, duke i dhënë dhe liri vizitorëve të fokusohen në ikonat e dëshiruara.

... Me shume » →