Berati

Berati

Berati  është një ndër qytetet më të lashtë të Shqipërisë, me zanafillë që në shekullin e IV p.e.r. pra 2400 vjet qytet, (qendër e banuar në shekuj) dhe me jetë të pandërprerë deri në ditët tona. E tërë kjo pasqyrohet në kronikën e tij të gurtë, ku cdo periudhë zhvillimi ka lënë në të gjurmët e veta, duke e kthyer Beratin në një muze të madh në natyrë.

2. INFORMACION PER BERATIN:
Berati është një nga qytetet me të rëndesishëm për historinë dhe kulturën e Shqipërisë i cili është shpallur qytet muze ne vitin 1961. Është një nga qytetet më të vizitueshëm nga turistet vendas dhe të huaj. Jeta kulturore ështe e larmishme ku arti është shprehur në nivele më të latra. Ne qytet ndodhet galeria e artit “Edward Lear”, banda më e vjetër muzikore në Shqipëri, ka nje orkester simfonike, si dhe Qender Kulturore per femijet..    
Berati shtrihet në lartesine 59m mbi nivelin e detit.
Klima është mesatare mesdhetare me dimer të butë dhe të lagësht dhe me verë të freskët dhe të thatë. Temperaturat mesatare e dimrit eshte 6° C dhe në verë temperatura është 24° C. Rreshjet janë mesatare: 869mm në vit. Ne kete qytet kultivohet ulliri, fiku, qershi, rrushi.
Berati është qëndra e prefekturës e cila përbëhet nga qyteti i Beratit, i Kucoves dhe i Skraparit.
Sot në qytetin e Beratit numërohen rreth 65000 banorë.
Berati eshte 110 km larg kryeqytetit të Tiranës, udhëtimi zgjat rreth 2 ore.
110 km larg nga aeroporti i Rinasit, udhëtimi zgjat rreth 2 ore.
92 km prej portiti të Durresit, udhëtimi zgjat rreth 1 ore e 30 minuta.
85 km nga porti i Vlores, udhëtimi zgjat rreth 1 ore e 30 minuta.  

3. Xhamia e Beqarëve

Kjo faltore është ndërtuar në vitin 1827, në pjesën e poshtme të lagjes “Mangalem” nga esnafi i beqarëve. Ndodhet në mes të shtëpive të banimit dhe buzë rrugës që ndante lagjen nga pazari. Ky objekt është ndërtuar në truallin e pjerrët në këtë mënyrë, në pjesën e poshtme ajo ka një bodrum të mbuluar me qemer. Përpara tyre është një portik me tri harqe gjysmërrethore prej guri.   
Ne katin e sipërm, është vetë xhamia e përbërë nga portiku në anën veriore, nga salla e lutjeve dhe nga minareja. Ajo lidhet më së miri me lagjen për ndërtimin gjysmëkatësh, për pamjen e qetë e të ekuilibruar të faqeve të saj me brezat e suvatuar e me pikturë murale. Piktura mbulon pothuaj gjithë mjedisin kryesor, nje pjese te hajatit dhe frizin nga jashte. Ajo paraqet elemente te ndryshem zbukurues kryesisht floreale, peizazhe e elemente dekorative.

4.  Qendra mesjetare 
Qendra mesjetare është e përberë nga xhamia Mbret, teqeja e Helvetive, konaket si dhe nga disa verre monumentale. Kjo qëndër është ndertuar mbas  pushtimit otoman dhe quhej sheria e Beratit që do të thotë qendra. Elemente te kësaj qendre kanë qënë dhe një medrese ku studionin te rinjtë si dhe  një biblioteke e cila u dogj gjatë luftës parë botërore. Ajo kishte mijra libra dhe dokumenta, që përbën një humbje shumë të madhe të kulturës Shqiptare.

               
  5.  Xhamia Mbret

Xhami Mbret ndodhet në kompleksin e qendrës islamike. Ajo është ndërtuar nga sulltan Bajaziti i II rreth 1480. Xhamia përbëhet nga minareja, salla e lutjeve dhe nga portiku. Të tria faqet  kanë nga gjashtë dritare, që krijojnë një ndricim të bollshëm. Mafili i gjerë me dy kate dhe këto kolona që lidhen me njëra-tjetrën me harqe të shtrira dekorative përcaktojnë dhe formulimin e brendësisë dhe strukturën dekorative të tavanit.
Salla e lutjeve paraprihet nga një portik i hapur. Ai është pak më i gjerë se balli i sallës së lutjeve. Secila pjese ka tavanin e vet me gdhendje artistike ne dru. Ne qender te tavaneve ka rozeta me mbishkrime te thenjeve te ndryshme Kuranore. Mbi muret anësore, në formën e bazamentit, portiku qarkohet nga të tria anët me arkada mbi kolona guri në pjesën qendrore dhe me pilastra muri në këndet. Në brendësi të portikut, në murin verior të xhamisë, është krijuar një mihrab i dytë për besimtarët, që janë në portik.
Një friz poshtë tavanit përmban 99 emrat e bukur të Zotit. Kjo është një nga xhamitë kryesore ku zhvillohen dhe festat kryesore që është Ramazani, Bajrami i Madh dhe Bajrami i Vogel.
Bajrami i Madh festohet ne fund te muajit të shenjte të Ramazanit. Bajrami i Vogel është festa e sakrificave. Islami ka disa shtylla kryesore si besimi në një zot të vetëm, njohja e profetëve, respektimi i librave të shenjte, mbajtja e Ramazanit, falja 5 herë dhenia e ndihmave të varfërve, vajtja ne Meke si dhe pastrimi shpirtëror dhe fizik i njeriut.

 6.  Teqeja e Helvetive

Teqeja e Helvetive, është një  monument e cila paraqet një nga realizimet më të mira të arkitekturës në qytetin e Beratit. Teqeja është ndertuar në shek XV dhe rindertuar nga Ahmet Kurt Pasha në fund të viteve 70 të shekullit XVIII dhe i perket sektit te helvetike te cilet jane nje nga sektet e islamit dhe i shërbejnë një grupi të caktuar. 
Ajo është ndërtuar në lindje të Xhamisë Mbret, e rrethuar nga një oborr, në një tërësi me konakët. Perbehet nga salla e lutjeve dhe nga një portik i hijshëm i cili paraprin hyrjen për në sallë. Dy dollapë në mur lindor si dhe një pritë që lidhet me një mjedis të vogël ndihmës. Në anën veriore dhe lindore salla e lutjeve ka një mafil- ballkon. Mafil-ballkon ka në anën e poshtme tavan të lakuar në formë çerekrrethi. Ndodhet gjithashtu dhe mauzoleja e varrimit te pashait dhe te birit te tij. Ajo që te befason është tavani i saj i ndërtuar me dru i dekoruar me piktura të cilat vlerësohen si me të bukurat e kohës së vet.
Po të shikoni me kujdes në murin e kësaj godine do të vëreni disa vrima të vogla. Këto vrima sherbejnë për akustikën e zërit gjë që tregon se objekti është ndërtuar me mjeshtëri të lartë e cila eshte punuar ne flori. 
Në anën jugore të objektit ruhen konakët e banimit të dervishëve, rindërtim i shekullit XIX. Pjesa e mbetur paraqet një ndërtesë të gjatë dykatëshe me bodrume. Ka çardak mbi shtylla druri dhe konakët në pjesën e sipërme. Interesant eshte fakti se nën këte godine ndodhet nje kanal i cili mbledh ujrat e koderes dhe i derdh ne lumin Osum. Ky ndertim inxhinjerik eshte ndertuar nga Ahmet Kurt Pasha. Keto konakë kanë shërbyer si hane për besimtaret që vinin për të bërë ritet fetare si dhe për nxenesit që studionin në medrese. Në këto konakë tani ndodhen zyrat e Drejtorise Rajonale të Monumenteve të Kultures – Berat

7. Teqeja e Xhelvetive

Teqeja është një monument bashkohës me monumentet e tjera të qendres mesjetare. Në të ndodhet laboratori i restaurimit të ikonave.

8. Xhamia e Plumbit

Xhamia e Plumbit është ndertuar  ne vitin 1553-1554 e tipit me kupolë, e interpretuar nga mjeshtër vendas në përputhje me traditën e atëhershme arkitekturale e teknike, duke formuar tiparet karakteristike për këtë lloj ndërtimi në vendin tonë. Ngrihet në qendrën e sotme të qytetit. Ajo ka qenë rrethuar nga disa godina te tjera, te cilat kane qene po te mbuluara me plumb. Me kohë asaj i mbeti emri nga mbulesa me plumb e kubeve të saj. Perballë kësaj xhamie ndodheshin dhe cesmat e Mimar Kasemit si dhe banjat e nxehta. Salla e lutjeve është katrore dhe perbehet nga mihrabi dhe ndriçohet me dritë të bollshme nga dritaret e vendosura në të gjitha faqet e lira të faltores. Në murun e saj ndodhen disa vrima te cilat shërbejne per akustikën e zerit dhe e pasur me elemente arkitektonik.
Minareja e lartë dhe e hollë është e tëra e ndërtuar me gurë. Ajo ngrihet mbi një bazament tetëfaqësh prej kluasonazhi, me të cilin lidhet me një trung piramide. Interieri ka një arkitekture të këndshme për tu vizituar
Eshtë një nga xhamitë më të medha e këtij lloji ne Shqiperi.

9. Muzeu etnografik

Ky muze  u ngrit ne vitin 1979 ne ambjentet e një shtëpie karrakteristike mesjetare beratase, dy kateshe, me cardak te hapur ne katin e parë i cili kishte dhe funksion ndënje dhe komunikimi, i cili është i nderuar me gurë. 
Në këtë muze ju mund te vizitoni pavionin e arkeologjisë, një imitacion rrugice mesjetare me dyqane esnafore te zejeve si argjendar etj, si dhe një pavion i vogel arkitekture. Ne katin e dytë janë rikonstruktuar dhoma karakteristike e ndënjes, fjetjes, gatimit dhe pritjes së miqve dhe objektet me orendi të jetes dhe pune së përditshme.Informacion me te hollesishem do ta merrni nga guida e muzeut etnografik.

 10. Kalaja    

Një nga monumentet me të bukura, me të medha dhe me të rendesishem te historisë dhe kultures shqiptare eshte kalaja e Beratit. Me formen e saj te spikatur ne trajte trekendeshi ajo ngrihet mbi nje koder te larte 187m e cila ndodhet ne bregun e djathte te lumit Osum, duke dominuar luginen e tij.
Në të kaluaren siguria e kësaj kështjelle ka qenë maksimale sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana  Jugore bie  thikë mbi lumin Osum, anet L dhe P kane pjerresi te madhe ndersa ne anen V duke qene se kodra ka nje pjerresi me te bute është projektuar hyrja kryesore e fortifikuar me kulla dhe e mbrojtur nga nje oborr fortifikues i shek XIII. Jeta ka filluar qe ne shekullin e IV plk dhe njerëzit vazhdojnë të jetojnë me një jetë të pandërprerë deri në ditët tona. Kalaja ka tre rrethime kryesore. Rrethimi i parë është ai ku evidentohen qartë dhe traktet e mureve ilire. Rrethimi i dytë i kalasë ndodhet të akropoli dhe rrethimi i tretë është në pjesën më të lartë ku ështrë ndërtuar selia e feudalit. 

Brenda siperfaqes prej 9.6 ha te kalasë kane qënë 42 kisha, ku pjesa me e madhe e tyre jane rrenuar dhe sot ndodhen disa te cilat janë të vizitueshme.
Në kala ju do të keni mundësi të vizitoni disa kisha, rrenojat e dy xhamive, Muzeu Onufri, sternat e ujit, akropoli, galeria e ujit. Pjesën me të madhe te saj e zenë një sere rrugicash tradicionale dhe shtepitë e banimit të cilat përbejnë lagjen e quajtur Kala. Banesat janë të kategorisë së I dhe të  II të cilat datojnë në shek XVIII-XIX. 
Muret rrethojnë platformen e kodres duke ndjekur traktet e mureve ilire  si dhe konturin e terrenit, i cili ka formën e një trekendeshi të çrregullt. Ato forcohen nga 24 kulla me formë planimetrike dhe permasa te ndryshme. Së bashku me muret ato i perkasin periudhave të ndryshme të ndertimit që nisin qysh nga shekulli i IV pk dhe perfundojne gjatë kohes së sundimit te Ali Pashe Tepelenës (1813-1821). 
Në kala ka qënë ngritur dhe një shkolle arti nga piktori i shquar Onufri në të cilën kanë studiuar një numer i madhe nxënesish midis tyre dhe Nikolla i biri i Onufrit. 
Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi. Njëra prej tyre dhe pikërisht ajo që paraqet më tepër interes për shkak të elementeve përberes të saj është ajo e anës Veriore. 
Ne kala ka patur gjithashtu dhe disa topa ne kullat kryesore me origjine veneciane.

Kështjella u pershtat në kohë teknikave të reja luftarake gjë që deshmohet nga kullat e topave dhe frëngjijve per pushke, risi keto që perkojnë me peiudhen e pashalleqeve të mëdha shqiptare në shek XVIII-XIX. Lartesia e kullave fillon të shtohet gjatë shekullit XIII gjë që vertetohet nga kulla dhe porta e MELK qe transkriptohet Mihal Engjell Komneni.

 

11.Porta kryesore

Hyrja kryesore e kalasë është ndërtuar ne ane Veriore të saj në të cilën evidentohen qartë dhe traktet e mureve ilire. Ajo mbrohet nga nje oborr i fortifikuar. Vendi ku ndodhet hyrja e kryesore është pika më e dobet e kështjellës. Duke qënë se sulmet janë kryer nga kjo anë për shkak të terrenit favorizues, me një pjerësi më të vogel në krahasim me thepisjet që ka rrethimi në anët e tjera lindi nevoja e forcimit të kësaj hyrje duke ndërtuar oborrin e fortifikuar me mure të larta të përforcuar me pozisione luftimi. 
Në krahun e djathtë të hyrjes kryesore ndodhet momogrami me tulla te kuqe: një kryq me katër shkronja MHLK që transkriptohet me emrin e despotatit të Epirit Mihal Komnenit. Ky monogram është bërë shkak për datimin e krejt oborrit si dhe kulles pranë tij në fillim të shekullit XIII. 

12. Kisha e Shen Todrit

Eshtë një kishë e hershme e rindërtuar mbi rrenojat e një kishe paleokristiane  e cila vertetohet nga nje kolone e vogel me kapitel të vendosur përmbys te dritarja e absides së kishes. Kisha ka elemente të periudhes paleokristiane pra të shek VI gjithashtu rindërtohet në shek XI dhe një rindertim duhet të jetë lejuar nga turqit  në mesin e shekullit te XVI duke përseritur vëllimin dhe formën. Muret e objektit sidomos ai nga V kane gjurme të periudhave të ndryshme ndërtimore. Kisha është e mbukuar me cati druri, po kështu kane qënë dhe hajatet.
Eshte pikturuar nga Onufri. Fragmentet e kesaj pikture ruhen kryesisht ne absiden ne te cilen paraqitet Shen Todri, emrin e te cilit mbane kjo kishe.  

13. Katedralja e Shen Marise (Muzeu Onufri)

Eshtë monumenti më përfaqesues i arkitektures pasbizantine për qytetin e Beratit. Ky objekt është ndërtuar mbi truallin e një kishe më të vjetër të shek të X gjë që dëshmohet nga dyshemeja e gurtë me një kalendar mozaik të stilit Julian.
Objekti përbëhet nga një vëllim kompakt nga naosi me kthinën e altarit, nga mjedise ndihmëse dhe portiku me arkada me shtylla guri. Përbehet nga naosi i cili paraqet një bazilike tre faqeshe të mbuluar me qemerë dhe me kupole..
Kisha është e modeluar me një hapesire interesante, ku ndihet qartë aksi gjatësor bazilikal nga rritmi dinamik i kolonave, ashtu dhe aksi vertikal në kupole mbi tambur. E ndërtuar në kushte të reja kjo faltore paraqet veç të tjerash, rëndesinë si një hallke ndërmjetese në këtë qytete në kalimin nga kishat e shekullit XVIII në ato të shek XIX të cilat për permasa të medha dhe për ngritjen në lartesi. Në qendër të katedrales ngrihet kisha në të cilën janë ekspozuar ikona të shekullit XIV-XIX, objektet liturgjike fetare dhe punime në dru. Në qendër të katedrales ndodhet ikonostasi një gdhëndje e mahnitshme në dru arre.  Në ambjentet e kësaj kishe ndodhet Muzeu Onufri. 

14. Kisha e Shen Kollit

 
Eshtë e ndërtuar ne shek XVI. Datimi vertetohet nga mbishkrimi i pikturimit me 1591 mbi potrën Veriore. Por nga gërmimet arkeologjike të bëra ne apsidën e kishës u verejte se muret e kësaj kishe i përkisnin shekullit te XI. Quhet sipas dialektit vendas  Kisha e Shen Kollit  pra Nikolles. Kisha ka një planimetri  drejtkendore përbehet nga naosi, kthina e altarit dhe nga absida tre faqeshe. Fillimisht objekti ka pasur tre parta komunikimi, tani funksionon vetem një. Të treja portat janë mbuluar me arkitrarë druri. Kisha mbart dhe një element të rëndesishem të arkitekturës paleokristjane kapitelin e riperdorur të altati për shërbesat fetare.
Eshtë pikturuar nga Onufer Qiprioti. Në pjesën e sipërme nën konstruksionin e çatisë janë vizatuar brezi i  profetëve. Në brezin e dytë të afreskeve janë pikturuar skena ungjillore dhe në brezin tjetër janë pikturuar martiret dhe apostujt.
Afresku ka nevoje për ndërhyrje restauruese pasi ndodhet në një gjendje jo të mirë. 
Nefet ansore të zbuluara mbajnë emër të shenjtoreve të ndryshem në një anë është Shën Anastasi dhe në anën tjetër është Shën Thanasi.

15. Kisha e Shen Meri Vllahernes

  Eshtë një nga kishat më të vjetra të ndërtuara në qytetin e Beratit. Ajo ngrihet në anën perendimore ne nje pozicion të volitshëm që zotëron pamje përballë malit të Shpiragut dhe të gjithë hapesirës së Osumit. 
Arkitektura ruan formën e rikonstruksionit të  gjysmës së dytë të shek XV. Ndërtimi i hershëm i shek XIII-XIV i përket tipit të kishave bizantine me formen e kryqit të brendashkruar me kupolë, e cila është zëvendesuar me çati.
Teknika e ndërtimit është ajo e klauzonazhit ( Ndërhyrja e tullave me gure) e cila e bën monumentin mjaft interesant. 
Përbëhet nga naosi narteksi dhe kthina e altarit. Nën dyshemen e saj ruhet një stere uji që i takon rindertimit të vjeter. Në qëndër është apsida tre faqshe. Në anën tjetër të kishës ndodhet një oborr prej nga hyet në naos. Këtu ka qënë një manastiri i hershem i cili i përkëtë shek. 5-6.
Kisha është  e pikturuar teresisht dhe në gjendje të mirë. Ne vitin 1578 ripikturohet nga Nikolla i biri i Onufrit. Piktura mbulon tëresisht siperfaqen e monumentit. Në pjesën e sipërme në konstuksionin e çatisë janë vizatuar brezi  i profetëve. Më poshte janë vizatuar skena ungjillore me dy radhe me kompozime intersante të cilat ruajnë një cikel tematik më të plotë. Figurat janë mjaft tërheqse me veshje të realizuara me kujdes, me linja të holla dhe harmonike. Dyshemeja e naosit është e dekoruar me mozaik i cili ka funksion dekorativ.
Nisur nga ndërtimi planimetriko–vellimor dhe nga ndertimi i mureve të saj mendohet se kisha mund te jetë ndërtuar në fillim  të shek XIII kur Berati u bë qëndër e despotatit të Epirit. Për këtë flet dhe emertimi i kishës i cili të kujton pallatin e Vllahernës në Kostandinopojë ku u kremtua fitorja mbi anzhuinet ne vitin 1281. Me ketë datë përkon dhe ndërtimi i kishës.

16. Kisha e Shën Kostandinit dhe Helenes

Eshtë e ndertuar ne anen Perendimore te lagjes Kala, prane shtepive te banimit, vellimi i te ciles nuk shquhet ne mjedisin qe e rrethon pasi i eshte pershtatur arkitektures se banesave.
Kisha paraprihet nga nje oborr dhe nga falorja. Perbehet nga naosi kthina e altarit si dhe nga absida gjysme rrethore.  
Objekti ruan piktura Murale te cilat datohen nga mbishkrimi ne porten V ne vitin 1639. Pikturat kane tematik biblike. Në ktë kishë është pikturuar dhe porteti i Kostandinit, emrin e të cilit mbanë kisha, i cili është dukë u restauruar. Dyshemeja eshte e dekoruar me mozaik ka ne qender nje katror me vizatime gjeomertike prej pllakash guri dhe tullash katrore. Ndriçohet vetem nga nje dritare ne ane Perendimore.

17. Kisha e Shën Triadhës

Eshte ndertuar në afersi të mureve të rrethimit të dytë të kalasë. Kisha është e tipit të kryqit të brënda shkruar me kupolë. Përbëhet nga nareteksi, naosi dhe kthina e altarit. Në brendësi të tij ka dy kolona me kapitele të ripërdorura. Ambjenti i altarit përbëhet nga tre pjese të ndara e ndërtuar me tekniken e klauzonazhit tipike bizantine
Kisha e Shën Triadhës përben një monument të arritur me terë tiparet e  arkitektures bizantine gjë që dallohet  si në brendësi nepermjet organizimit të vellimit, zbukurimores dhe ndriçimit. Po aq interesante është dhe pamja e jashtme kishës i cili i jep asaj një efekt piktoresk. Afresku i kishës ka nevojë për restaurim. Ndërtimi i saj daton në shek XIII-XIV. Eshtë kisha që ruan në menyrën më të plotë të gjitha tiparet e arkitekturës bizantine.
Kisha eshte e pikturuar me afresk i cili ka nevoje per ndërhyrje restauruese.

18. Akropoli

Akropoli ndodhet në piken më të lartë të kalasë i cili u kthye në një kështjellë të brendshme. Aty ndodhen xhamia e Bardhe, selia e feudalit dhe sterat e ujit. Akropoli ka formën e një pesëkëndëshi të ngushtë. Eshtë i rrethuar nga rrenojat e mureve të cilat janë përdorur nga garnizoni otoman si dhe nga rrenojat e xhamise se bardhe e cila ndodhet ne veri te akropolit. Nga xhamia e bardhe ka mbetur vetem renojat e dhomes së faljes dhe një pjese e minaresë.

19. Stera e ujit

Sigurimi i ujit ka qënë domosdoshmeri për kohën. Ai kryhej me anë të sterave, puseve. Stera me e madhe  është ndërtuar në shek XII-XIII kur Berati u bë kryeqendra e familjes se Muzakajve. Gjendet në pjesën më të mbrojtur të qytetit, në rrethimin e brendshem të akropolit. Stera mbulohet me qemere eliptik. Muret e pjesës ujembajtese ndodhen nen siperfaqen e tokes, pasi shtytja e ujit perballohej nga masa e shkembit si dhe e mbante ujin te fresket. Për këtë arsye dhe dritaret e ajrimit ndodhen nga ana Veriore, pra nuk ekspozohen rrezeve të diellit. Uji akumulohej me anë të një sistemi tubacionesh.
Stera është e suvatuar me llaç me pluhur tulle që pengon depertimin e ujit në mur. Rreth 2000 m3 ujë që mbante kjo sterë ka qënë sasi e konsiderueshme për nevojat e qytetit si dhe per ti rezistuar rrethimeve të gjata.
Numri i madh i veprave per furnizimin me ujë të qytetit larmia e zgjedhjeve sipas rastit, flasin për një shkalle të mire të nivelit ekonomik e shoqeror të qytetit dhe për një nivel të mirë të ndertuesve të tij.

20. Xhamia e kuqe

Eshtë një nga xhamite më të vjetra që ruhet në qytetin e Br. Aktualisht gjendën rënojat ku ruhet salla e lutjeve me planimetri thuajse katrore dhe e para ndodhet hajati thuajse me të njëjtën gjerësi. Minareja është e ndërtuar në anën e majtë. Ajo është e vendosur ndryshe nga të gjitha xhamitë sepse është kushtezuar nga prania e mureve të rrethimit. Teknika e ndërtimit e përdorur për muret e objektit është ajo e klauzonazhit .
Datimi i xhamisë paraqet veshtirësi por nga teknika e ndërtimit dhe nga vendodhja e saj mendohet të jetë ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIV-XV. Xhamia i ka shërbyer karvaneve që vinin nga Lindje në Perëndim dhe më vonë ajo i ka shërbyer garnizonit turk. 

21. Muri Galeri

Ndodhet ne shpatin Jugor të kodrës. Rrethimi me mure i shpatit Jugor të kodres nuk kishte për qëllim të përfshinte një lagje të jashtme të qytetit por të krijonte një zonë të mbrojtur deri të lumi e cila është e nevojshme për furnizimin me ujë në raste rrethimi pra qellimi i ndërtimit të tij ishte për të furnizuar popullsinë  me ujë si dhe për të lidhur kalanë me pjesën e poshtme të qytetit. Ky kompleks ishte i mbuluar me një sistem arkadash dhe ndjek pjerresinë e terrenit, si dhe nga 1056 shkalle. Mbi shkemb ndodhet nje kulle katërkëndeshe. Nga lartë kulla mbulohej me çati me tjegulla qe ruante topat dhe municionet nga shiu. Te tre kullat që përbejnë këtë kompleks janë përcakruar vetem për artileri. Muri përbëhej nga një sërë frëngjish si dhe dritare të vogla të cilat shërbenin për ndriçim.
Muri galeri u ndërtua në vitin 1280.

22. Tabja
Kjo është një nga kullat kryesore të kalasë nga ku mund të shikojme qytetin e vjetër dhe të ri të Beratit. Nga kjo pikë mund të shikohen të dy malet, Tomorri dhe Shpiragu të cilet së bashku me kalanë lidhet dhe me legjendën më të bukur të Beratit. Eshtë një humnere e thepisur ku asnjë njeri nuk guxon të shoh poshtë e cila ndodhet në pjesën jugore të kalasë.Shkëmbi i thepisur poshtë kullës quhet “Rasa cekbeni”. U quajt keshtu nga thirrja e ushtarit turkgjate rrethimit te Beratit ne vitin 1455. Osmanet te rrethuar ne kala pa asnjë shprese shpetimi, i kërkuan komandanteve shqiptar nje armëpushim. Nje ushtar zbriti nga rasa me likardhe udhëtoi nate e dite drejt Adrianopojes, i beri te njohur sulltanit situaten e rende. Pas nje shpërblimi te majme ushtari u kthye perseri dhe thërriste poashte shkëmbit “Cekbeni,  cekbeni”  u ngjit ne kala dhe i dha kurajo garnizonit qe te duronte se se shpejti vinin përforcime te drejtuara nga vete padishahu. Ushtria otomane e gjeti ushtrine shqiptare ne gjume e cila clodhej nen besimin se kalaja ishte marre. Vrasja e shume shqiptareve she napolitaneve qe kishin ardhur per ndihme sheon dhe humbjen me te madhe qe pesoi ushtria e Skenderbeut.

 

23. Legjenda e Beratit

Dikur ne Berat jetonin dy vellezer  me emrat Tomorr dhe Shpirag. Te dy vellezerit rane ne dashuri me nje vajzë shume të bukur të quajtur Kala. Për këtë arsye ata u grinden me njeri-tjetrin dhe vëllai i madh, Tomorri e gjuante vëllain e vogel, Shpirag me shpat kurse Shpiragu me topuz. Të dy vellezerit u vranë dhe Perendia, e cila nuk e pelqeu këtë vëllavrasje i ngurtësoi dhe i ktheu në male. Mali në pjesën Jugore-Lindore të Berati mban emrin e vëllait te madh Tomorr dhe është me gropa. Kurse mali Shpirag qe ndodhet ne anen Perendimore te qytetit eshte me vija. Perendia e ngurtësoi dhe vajzen pasi ajo ishte shkaku i vrasjese se vellezerve. Vajza vajtoi per fatin e saj dhe nga lotet u formua lumi Osum.

 24. Kisha e shën Mehillit

Ngrihet në një breg mjaft të ngushtë me shkëmbin e thepisur të kalasë, në anë të lagjes “Mangalem”, të mbëshetur në faqen e shkëmbit e cila është pëeparimi i kishe të vjetër në shpellë. Përmasat e terrenit, nevoja për një rrugë kalimi e hyrje në kishë si dhe për një shesh të vogël përpara saj kanë përcaktuar madhësinë e objektit, që paraqet një kapelë të tipit kryq i brendashkruar pa mbështetje të lira, me kupolë. Perbehet nga narteksi i cili dikur ka qenë me pikturë murale, siç mund të kuptohet nga fragmentet e vogla që ruhen pranë dritares së vetme në murin jugor. 
Kisha e shën Mehillit është një ndërtesë me nivel të lartë arkitektonik ndërtimor,  muret janë ndërtuar me teknikën e kluasonazhit. 
Lidhja me mjedisin, dallimin e ngjyrës së kishës ndaj sfondit të shkëmbimit me bimësi, i nënvizon më tepër këto vlera.
Shën Mehillit është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIV.

25. Mali Tomorr dhe Shpirag
Mali Tomorr ndodhet në Lindje të qytetit të Beratit dhe është i lartë 2400m. Sipas një etimologjie popullore Tomorr do të thotë mali i të mireve. I quajtur fron magje, olimpi shqiptar, luan qe ruan portat e Perëndisë, Tomorri ka qënë vendi ku luteshin shqiptarët. Ky mal ska fare lidhje me gjeografinë por me mitologjine, kulteve të vjetra, sferes së orakujve, por edhe baba Tomorr. Në 1600 ai filloi të behet simboli kryesor i bektashinjve shqiptarë. Në muajin Gushtë është festa e Tomorrit ku shkojnë të gjithë njerëzit pa dallim feje.
Në anën perëndimore ndodhet mali Shpirag 1200m.

26. L. Gorice
LGorice është një nga lagjet muzeale të qytetit të Beratit e cila është ngritur në anën tjetër të qytetit. Ajo është ndërtuar në shekullin e XVI. Përbëhet nga një numër i madhe banesash me cardak, nga ura e Gorices, kisha e shën Spiridhonit cila ngrihet në mes të lagjes Gorice. .  Mbishkrimi në hyrje të objektit e daton ndërtesën të vitit 1864. Ky objekt tregon qartë se tashmë në ndërtimet e kultit nuk krijohen vlera të reja, veçse përsëriten skema të thjeshtuara të tipeve bazilikalë të shek. XVIII. Paraqet një bazilikë trinefëshe me tavan të rrafshët. 
Ne kete lagje ndodhet nje banese shume e veçante e tipit kulle, vlerat e saj rriten me shume nga prania e afreskut
Në majë të kodrës se Gorices ndodhet nje Kështejlle.
Ajo është e rrethuar me mure dhe kulla. Muret jane te gjera, si në Kalanë e Beratit, përbëhen prej dy faqeve anësore që lidhen tërthor me njëra-tjetrën. Në brendësi të rrethimit shihen rrënoja të shumta banesash me planimetri drejtkëndëshe, me brinjët e ngushta perpendikulare me pjerrësinë e terrenit. 
Rrjedhimisht, fortifikimi i Beratit i përket gjysmës së parë të shekullit IV p.e. sonë. Kështjella e Goricës, ndonëse në shikim të parë ka një muraturë më primitive, elementet arkitektonike i ka më të zhvilluara.

27. Ura e Goricës
Për të lidhur lagjen “Goricë” me pjesën tjetër të qytetit, është ndërtuar Ura e Goricës. Në gjendjen e saj të sotme ajo i takon një rindërtimi tërësor, në të njëjtin vend e mbi të njëjtat themele. Tradita e quante këtë urë si të Ahmet Kurt pashës, pra të viteve 70 të shekullit XVIII. Përpara kësaj kohe, të dyja brigjet e Osumit lidheshin me një urë druri. Çelebiut (udhetar turk) kjo urë i pati bërë përshtypje dhe jep një shpjegim të shkurtër por interesant të saj. Ajo kishte nëntë harqe, të cilat mbështetshin në këmbë guri mbi trarë lisi. Kishte një vlerë të madhe për banorët e lagjes “Goricë”, të cilët e ruanin me përkujdesje të veçantë pyllin mbi lagje, prej ku merrej lënda e nevojshme për riparimin e urës. 
Ndërtimi i urës së Goricës lidhet me dy legjenda:
Pashai porositi ndërimin e saj. Një grup ustallarësh të cilët e shikonin me dyshim hakën e punës dhe duke mos hyrë në pazar me Pashane, i thanë atij, se lumi është shumë i rrëmbyeshëm dhe nuk e bejmë dot. Pashai i zgjuar, beri një gjest domethënës duke nxjerrë një qese me flori dhe e hodhi në lume, duke i treguar grupit se nuk pyeste për para. Grupi menjeherë filloi nga puna.
Në ndërtimin e urës për të mos bërë kurban një njeri, murosen një trup gruaje prej druri duke e mashtruar lumin. Ky trup është gjetur në një nga kembet e ures, e cila ka një dritare me hekura.

28. Historia e Beratit

Beratit është një nga qytetet më të rëndësishem për historinë dhe kulturën shqipëtare i cili mbart një histori mijëravjecare. Pasuria kulturore e Beratit përfshin një numer të madhë deshmishë urbanistike arkitektonike që në lashtësi e deri në ditët tona. Në gjenjen e sotme Berati, ne mbare rajonin Ballkanit, paraqitet si shembulli i vetem i nje qendre te banuar me jete te panderprere 24 shekullore. Kjo deshmohet nga gjurme ndertimesh dhe rindertimesh. Lagjja Kala, brenda mureve rrethuese te fortifikimit shumefaqesh, shfaqet si nje deshmi e jashtezakonshme.  Arkeologet mendojne se ai banohet pa nderprerje qysh nga periudha Prehistorike.  Kete e deshmojne dy çekane guri te gjetur ne muret e kalase, te datuara ne fillim te periudhes se bronxit. Me pas fragmente te dendura qeramike tregojne rritjen e intesitetit te kesaj qendre, deri sa ne shek e IV pk vendbanimi shnderrohet ne nje fortifikate duke shenuar dhe zanafillen e qytetit.
Ne shekullin e IV p.e.s datohet dhe kalaja tjeter, e Gorices, e ngritur ne kodren perballe.
Ne periudhen e antikitetit qyteti banohej nga fisi i Desareteve- nje nga fiset me te rendesishme te mbreterise ilire. Gjate luftrave iliro-romake dhe iliro -maqedonase qyteti do te kalonte here nen mbreterine Maqedonase dhe here ne ate Ilire. Ne shek e V qyteti po behej kryeqender dhe shquhej per nivel te larte kulturor tregues i te cilave jane dhe Kodiket e famshem te Beratit. Nga 73 kodiket e Beratit dy me te rendesishmit dhe me te famshmit qe tani jane dhe pjese e trashegimise boterore UNESCO.  Kodiku i purpurt i shkruar ne shekullin e VI me ngjyre te kuqe prej nga ka marre dhe emrin, pershruhen pjese nga ungjijte dhe eshte shkruar ne gjuhen greke. Kodiku i arte, eshte nje dorëshkrim i shekullit te IX, po ne gjuhen greke dhe permbane pjese nga ungjijte, te shkruara ne pergamene me shkronja te vogla te arta.

Gjate periudhes mesjetare kur qytetet e tjera ilire afer Beratit shuhen, ai mbijeton, fale pozisionit te rendesishem gjeografik por dhe ne saje te rrjetit rrugor te Shqiperise se Jugut. Edhe ne kushtet e nje ekonomie te mbyllur Berati pati mundesi zhvillimi. Me vendosjen e marredhenieve feudale evidentohen nje shtrese fisnikesh.

Me 860 Berati pushtohet nga Bullgaret qe zgjati deri ne vitin 927, kur rikthehet sundimi Bizantin qe vazhdon deri ne vitin 969. Pas kesaj fillon vala e dyte e pushtimit Bullgar. Pas renies se mbreterise bullgare 1018 rifiton rolin e nje qendre te fuqishme dhe behet seli e ME Komnenit despotatit te epirit.
Me 1281 rrethohet nga anzhuinet Thyerja e anzhuineve u festua me buje ne Kostandinopoje . Ne 1453 me renjen e Perandorise Bizantine, Berati bie nen sundimin e mbretit serb Stefan Dushani.
Nje nga familjet me te fuqishme feudale (shekXII-XV) eshte ajo e Muzakajve. Ata ishin zoter te fushes se madhe te Myzeqese emri i te ciles vjen prej emrit te zoteruesve. Ne 1417 Berati pushtohet nga Perandoria Osmane per kete arsye dhe Gjon Muzaka u detyra te emigronte ne Napoli. Ai shkroi dhe nje memorandum per familjen e tij ne te cilen ben dhe pershkrimin e familjes se tij si dhe te stemes e cila ka qene nje krua.  Ne 1455 Gjergj Kastrioti Skenderbeu, duke patur parasysh dhe rendesine e qytetit e rrethoi por ardhje e befasishme e kaloresve osman solli nje humbje te rende. Ne regjistrin turk te vitit 1431 ne kalane e Beratit numerohen 227 familje rreth 1500 banore.
Ne shek XI Berati merr zhvillim krahas ngritjes se Perandorise Osmane. Qyteti del jashte mureve te kalase. Ne fund te ketij shekulli numerohen 1019 shtepi, rreth 7000-8000 banore. Nje zhvillim te madhe merre dhe artizanatine formen e esnafeve dhe tregtia. Gjate  pushtimit osman  behet qender e rendesishme vilajeti, ne shek e XVII qender e pashallekut me te madh te Beratit kurse pas vitit 1810 bashkohet me pashallekun e Janines. Si  qender pashalleku Berati arriti nje fuqi te madhe nen Ahmet Kurt Pashen.
Qyteti deri ne shek XX ka patur infrastrukture te mire per kohen Nje nga pikat kyçe drejt Lindjes Kostandinopoja ishte dhe një pikenisje dhe i një rruge tjeter qe te conte drejt Jugut, Janines e me tej ne thellesi te Greqise. Me detin Adriatik i mbajti perhere ne levizjet qe e lidhnin, me e njohura nga te cilat ishte *Rruga e detit* qe te çon ne Vlore, dhe me drejtim tjeter qe takohej ne Shkumbin me Egnatjan dhe perfundonte ne Durres. 

 29. Emri i Beratit
  
Një nga problemet që kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të ndryshem në lidhje me qytetin është ai i emrit. Berati identifikohet me emra të tillë si Antipatrea-Barguli-Partha-Pulheriopolis-Belgrad.
Në periudhën e antikitetit Berati identifikohet me emrin Antipatrea. 
Ne vitin 533 Berati emërtohet Pulheropolis. Emri i qytetit lidhet me emrin e Pulherias, bashkepunetore në fronin bizantin në vitet (450-453). Pagëzimi me emrin e një perandori, që në latinisht ka kuptimin i pasur, i shkëlqyer, i fortë tregon pa dyshim për një lulezim ekonomik në shek e V. Me këtë emër Berati do të quhej deri në shek IX kur pushtohet nga Bullgaret. Veçoria kryesore e administrimit Bullgar ishte shndërimi i emrave të vendeve, nga emrat e vjetër në emra sllave kështu Berati u quajt Belgrad –qytet i bardhë.
Trajta Berat e emrit mendohet si variant shqip i emrit Belgrad por ekziston dhe nje arsyetim tjeter sipas te cilit emri shpjegohet ne nje ferman (berat) qe ne osmanisht do te thote imunitet, privilegj. 

 30. Monumente dhe qendra te tjera ne rrethinat e Beratit.

Kisha e Ungjillëzimit Kozare, i përket shek XVIII-XIX, ndodhet 25 km në Veri të Beratit.
Kisha e Shën Kollit, në fshatin Perhondi, i përket Shek XI, ndodhet 15 km ne Veri te qytetit të Beratit. 
Qyteti Antik i Dimalit, në fshatin Krotinë, ndodhet 20 km në Perëndim të qytetit të Beratit. 
Ura e Kaurit e cila i përket periudhes romake, ndodhet 14 km ne veriperëndim të qytetit të Beratit.
Shpella prehistorike e Pirogoshit, ndodhet 55  km në Lindje të qytetit pranë qyetit të Corovodës.
Kanionet mbi lumit Osum, ndodhen 60 km larg Beratit, pranë Corovodës.

31. Legjendat
GOJEDHENA RRETH TOMORIT

Thone se nje plake nje here moti kulloste ne maje te Tomorit nje dhi dhe nje kec. Kur dolen nje dite dimri, ngrine nga te ftohtit dhe u bene gur. Shkembi ku duken te gdhendur plaka, dhija dhe keci ndodhet ne nje vend te pacaktuar mbi kulmin per se gjati te Tomorit. '.
Kjo gojedhene mund te jete simotra e gojedhenes qe tregon per nimfen Amaltea, qe ushqeu Zeusin me qumeshtin e nje dhie, kur e ema Rea e fshehu ne nje shpelle te Kretes per ta ruajtur nga i ati, Kroni, qe hante femijet e tij. 
* Ne Tomor nje here moti rrinin tri motrat e Dhodhonit, te cilat i pyesnin mbreterit e vjeter per fatin e tyre dhe te mbreterive te tyre.
* Ne Tomor jetojne te Mirat. Populli i quan mjalte e qumesht. 
Ne rast semundjeje, grate, qe quhen ne popull magjesha, vene ne gjethe hardhije e lojfate pak mjalte te pangrohur me besimin se, po te jete trazuar, te Mirat qe kane kapur ose kane shkelur te semurin, largohen dhe i semuri sherohet. Ne te kunderten, ato Jane zemeruar dhe i semuri vuan ose mund te vdese.

Grate e kane si gje te shenjte mjaltin e pangrohur. Shenjteria e tij respektohet aq teper, sa, qe te hahet, duhet te jete i paster, ndryshe eshte frike e shkeljes. Ky respekt rrenjen e ka prej besimit pagan se mjalti natyror dhe i pangrohur eshte ushqim i te Mirave.

* Thone se po te bjere debore mbi Tomor qe ne shtator ose ne tetor, dimri shtie, deshton, nuk ka lageshtire dhe as shume te ftohte.
* Tomori kohe me kohe e rralle gjemon me, nje krisme te tmerrshme topi, qe perseritet shume here. Ky gjemim ndihet edhe ne te kthjellet.
Besohet se Tomori ka lidhje nën dhe me Vezuvin. Thuhet
se, kur vepron Vezuvi. Tomori zbraz  topin.
* Besohet se Tomori eshte mali me plak i Shqiperise.
Me pare lindi ai e pastaj te tjeret.
* Besohet se, po doli ne vere mjegulla mbi Tomor dhe
ne Gryken e Devollit, do te bjere shi.
*Kur largohen ethet nga i semuri, thone se i mori Tomori
, iken e vajten ne Tomor.  Pra, eshte Tomori qe e sheroi.
* Thone se bletet neper shkembinjte e Tomorit bejne shume mjalte. Po ate nuk e merr dot njeri nga frika e shkeljes dhe e vdekjes prej te Mirave te malit. Ato ushqehen me kete mjalte dhe e zene me gure ate qe vete per te marre.
* Ne faqe te Tomorit, mbi Lybeshe, midis shkembinjve, brenda ne nje shpelle, besohet se eshte nje molle qe askush s'i afrohet nga frika e shkeljes dhe e vdekjes, se e ruajne te Mirat.
* Graria per shendet lene rroba ose nishane te te semureve ne vidhat, lisat e vegjel e te medhenj (pishat e zeza). Prandaj keta drure respektohen dhe nuk demtohen.
* Rreze Tomorit, prane katundit Sirake (ne nje farelargesie nga Bargullasi), gjendet Vrima e Kuçedrës. Ketu njedh nje burim, i cili, nganjehere, papandehur e mbush dhe e zbraz here me dite here me jave. Kjo merrej si shenje e ardhjes se shiut.
Thuhet se kete burim njehere moti e ruante nje kuçeder qe s' linte njeri te merrte uje.
* Besohet se te Mirat n-ine lart ne Tomor dhe xhindet
neper perrenj e prane ujerave.
* Kur mbi Tomor fryn ere e madhe, thuhet se ai eshte i
zemeruar, ngaqe njerezit jane bere gjynahqare.

32. GOJEDHENE RRETH SHPIRAGUT

Ne Perruan e Anes ose Shtegun e Ujkut (vija 16 e Shpiragut), ndodhet Vrima e Dragonjve. Sipas gojedhenes ajo ka qene banesa e dragonjve (e te Mireve dhe e te Mirave).
Kjo vrime ka patur dy rruge nen dhe: njeren per ne Tomor e tjetren per ne Keraune (Malet e Rrufese) afer Vlores.
Thuhet se me anen e ketyre tuneleve njehere moti komunikonin dragonjte e Shpiragut me te Tomorit e te
Vlores. Ky mal me emrin qe ruan (Shpirager ose Shpireger), tregon se ka patur dragonj, shpend te egra.
Thuhet se dikur u fut ne tunelin qe shkon ne Tomor,nje cjap dhe nje dash. Dashi doli, cjapi ngeli ne rruge, se i ngecen briret. Sot kete vrime e kane zene me gur. Ai tjetri qe shkon per ne Keraune, mbas 12 metrash, mbaron. Ka mbetur zakon, s'dihet qe kur, qe diten e majit vene e marrin uje ne nje legen te gurte qe gjendet ne te. Me teper ujin e perdorin per ta pire grate shterpa per te lindur femije.

         
"Tomorri hyri ne grinde me Shpiragrin, se ky kishte pishe e debore dhe Tomorri, qe s'i kishte keto donte t'ja mirrte dhe per kete i hapi lufte. Si mjet per lufte perdori kordhen, me te cilen e preu Shpiragrin dhe e beri vija - vija. Shpiragri, me gjithe qe i ra me topuz nuk mundi t'ja dilte Tomorrit dhe keshtu u bind dhe ja dha pishen e deboren. Por per t'u siguruar se Tomorri nuk do t'i binte me meqafe, bene me ndermjetesin  e te Mirevet e te Miravet te te dy paleve nje mbledhje tek Gjurm ' e Mushkes dhe atje ne nje pllake shkembi nenshkruan besen e lidhur duke vulosur njeri me gjurmen e mushkes dhe tjatri me bririn e buallit. Keto dy shenja dallohen edhe sot ne pllaken e gurte."

"Ne kohe shume te lashta Kalaja ishte nje zane shume e bukur, qe e quanin Fate. Duke kaluar nje dite ne rruge, Fatja takon dy vellezerit vigane, Tomorin dhe Shpiragrin, dhe me dashurine e saj u dallgezuan aq shume zemrat, sa te dy vellezerit perleshen shoqi me shoqin ne nje beteje te ashper per te fituar dashurine e Fates. Tomori, i pajisur me nje shpate te ndritshme, i bie vellait te vogel, Shpiragrit, dhe ia ben brinjet fije - fije. Nga ana tjeter Shpiragri, duke patur nje topuz ( çomange te madhe), e qellon vellane e madh, Tomorin, dhe ia ben trupin gropa - gropa. Kjo beteje vellavrasese nuk i pelqeu kryetarit te hyjnive, Zeusit, i cili i shnderroi te dy vellezerit vigane ne male dhe faten ne koder duke i vene si denim qe te mbajne neper shekuj mbi shpatullat e tyre barren e kesaj mynxyre. Tani te dy dashnoret rrine karshi njeri- tjetrit te kthyer ne male, me Kalane ne mes, digjen, por nuk bashkohen  kurre. Çdo dite Tomori i rrfen diellit hapesirat e gropave te zeza, kurse Shpiragri i rrefen brinjet fije - fije. Thone se Kalaja qan aq shume per fatin e vet dhe te dy vellezerve vigane, sa lotet e saj i permblodhi lumi Osum, qe gjarperon permes Beratit." .

"Mali i Tomorit dhe ai i Shpiragut, qe qendrojne perballe njeri - tjetrit, i pari ne lindje dhe i dyti ne perendim te Beratit, ne kohe shume e shume te lashta, parahistorike, sipas legjendes, ishin dy vellezer te fuqishem, ishin dy gjigande. Sa ishin te vegjel, ata shkonin mire midis tyre, loznin dhe duheshin shume, mbasi u rriten, filluan te grindeshin me njeri-tjetrin, sepse qe te dy dashuronin nje vajze te bukur qe quhej Zane. Me kalimine kohes grindja u ashpersua deri ne ate pike saqe perfundoi ne nje dyluftim te pergjakshem. Zana e shkrete, i dashuronte qe te dy njelloj, sepse qe te dy vellezerit ishin sa te fuqishem, po aq edhe te bukur. Ajo u ndodh ne nje udhekryq dhe deshironte qe sherri te shuhej, por sherri po shtohej nga dita ne dite. Atehere Zana iu drejtua perendive duke iu lutur qe ata te nderhynin per vendosjen e paqes; por ne vend te paqes plasi lufta ndermjette dy vellezerve. Tomori, i armatosur me shpate, e goditi Shpiragun duke i shkaktuar prerje te thella ne trup. Nga ana tjeter, Shpiragu, i armatosur me gurehedhesa dhe topuze, iu pergjegj Tomorit me hedhje zjarresh e shkembinjesh qe i shkaktuan kundershtarit plage te renda ne trup. Keshtu lufta vellavrasese po vazhdonte e ashper derisa me ne fund nderhyne perendite. Atehere lufta pushoi. Sipas kuvendit dhe vendimit qe moren perendite, te dy vellezerit u denuan duke u transformuar ne dy male te veçante qe te qendronin perballe njeri - tjetrit pergjithmone, ndersa Zana qe u be shkaktare e kesaj lufte vellavrasese, u denua duke u transformuar ne nje shkemb te bardhe (Kalaja e Beratit), vendosur midis Shpiragut dhe Tomorit. Te dy keta pretendues, Tomori dhe Shpiragu, le ta shihnin Zanen e bukur, por te mos kishin mundesi qe ta preknin asnjehere. Ky vendim i perendive u zbatua menjehere edhe keshtu shkembi i Kalase u ngrit i bardhe siç e shohim sot. Sipas legjendes Zana e bukur u deshperua shume dhe filloi te qaje me lot qe derdheshin si rreke lumi (lotet e Zanes jane ujerat e lumit Osum qe shkon rreze shkembit te Kalase)"

Etonologia angleze Margaret Hasluck, ne shkrimin "Nje kult i malit ne Shqipnin e Juges", botuar ne "Shkolla Kombetare", 1939, numer 23, faqe 40, tregon se, kur u ngjit ne vitin1930 ne majen e Tomorit, pelegrinet besonin ne nje fuqi te mbinatyrshme me seli ne ate maje e se betimi per Baba Tomorin ishte me i forte sebetimet e tjera.
Bektashinjte, sipas kesaj etnologeje, i besojne gojedhenes se Haxhi Babai, duke pare pelegrine qe ngjiteshin ne Tomor cdo 15 gusht per t'iu falur nje hyjnie pagane, shkoi ne Qerbela, mori nje dore dhe nga varri i vertete i Abas Aliut, e hodhi ne maje te Tomorit dhe e beri ate varrin e dyte te shenjtorit.
Ne shkrimin "Gojedhene mbi Tomorrin", nenvizohet se ky mal formon nje lloj altari te shenjte fetal' dhe kombetar, pa dallim besimesh dhe fisesh. Mbi majen e tij lartesohet ndertesa e thinjte e nje teqeje e pasur me gojedhena luftarake. Ketu mblidhen me 15 gusht shtegtare kristiane dhe muhamedane te vellazeruar prej nje fryme te vetme besimi dhe vellazerie kombetare. Mund te thuhet se Tomori ka qene ne shekuj simboli i bashkimit etnik te shqiptareve. Betimi mbi Tomorin eshte per shqiptarin nje bese e pathyeshme, e lidhur nen mbrojtjen e Perendise.
Mbledhesi e shoqeron kengen me shenimin:

"Abas Aliu e ka tyrben, mausoleumin e vet, ne Tomor. Gojedhena ne fjale tregon dhe mberthen ne vetveti se keta te dy vellazen hidhshin gjyle, predha topash vetvetiut prej vendevet ku kishin rame deshmoret, drejt e ne Mal te Zi. Asht' besetytni mystike e muhamedanizmit, qe thote, se shehidet, deshmore e Atdheut, jo vetem se hyjne ne Xhenet (Paradis), pa nevoje te drites se gjyqit, por edhe aq me teper e mbrojne vendin me fuqite e veta te dukeshme si hije kercimtare ne mese shties kundra armiqevet te Atdheut. Vetum keto besetytni mystike i shtyne turqit sidomos me shkue den nder rrethet e Vjenes, sepse vdekja perpara armikut me gjoks hapet ishte per ta nji lumtuni per ne jeten tjeter d.m.th te fitonin Xhenetin.