Ekspozohen, nė selinė e Kėshillit tė Europės nė Strasburg, ikonat e Beratit

Ekspozohen, nė selinė e Kėshillit tė Europės nė Strasburg, ikonat e Beratit


Ekspozohen në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg Ikonat e Beratit

Shqipëria ka ekspozuar thesaret e veta në Strasburg me rastin e marrjes së kryesisë së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Tre ikona të Muzeut Kombetar Onufri, Berat dhe Kodikët Beratinus I dhe II janë shfaqur para ministrave të Jashtëm në datat 23-25 maj 2012 në Strasburg. Dokumentet origjinale dhe objektet e rralla me vlera historike, ikona dhe kodikë, janë ndër thesaret më të çmuara të vendit në fushën e trashëgimisë. Për shkak të vlerave të veçanta kombëtare dhe unikale, dalja e tyre jashtë Shqipërisë bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Për këtë çështje, në nenin 19, pika 3 të ligjit "Për trashëgiminë" thuhet se: "Lëvizja e objekteve të trashëgimisë kulturore të luajtshme, me vlera të veçanta, kombëtare dhe unikale për ruajtjen, restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashtë territorit të Republikës se Shqipërisë, bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Procedurat e këtyre lëvizjeve përcaktohen me udhëzim të Këshillit të Ministrave, sipas konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë për këtë qëllim". Botimi në Fletoren Zyrtare për t'i ekspozuar jashtë vendit është marrë në datën 17 maj dhe është ngarkuar Ministria e Punëve të Jashtme të kryejë shoqërimin dhe kthimin e ikonave e të  kodikëve në vendin e origjinës, pas mbarimit të veprimtarisë dhe pasi Qendra e Inventarizimit të Pasurive Kulturore të kryejë regjistrimin e lëvizjes së objekteve. Shuma për sigurimin e këtyre objekteve ka kapur vlerën e 100 mijë eurove. Ato janë transportuar në mënyrë të veçantë, konformë gjithë parametrave të kërkuara në të tilla raste. Për transportin e tyre është kontaktuar një kompani e veçantë, dhe e specializuar.      
Ekspozita është çelur në hollin para sallës së Këshillit të Ministrave në Strasburg.

Qëndra Kombëtare e Muzeumeve, Berat, që ka në varësi, Muzeu Kombëtar "Onufri", ka vënë në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për ekspozim në Strasburg ikonat:

Titulli:Prezantimi në tempull",  Autori: Onufri, Shek. XVI, si dhe dy ikona të tjera, të shek. XVIII "Burimi jetëdhënës" dhe "Darkën mistike", me Autor: Anonim.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka vënë në dispozicion dy fletë nga  “Kodiku i Purpurt  Beratinus 1” që i takon shekullit VI, dy fletë nga “Kodiku i Purpurt Beratinus 2” që i takon shekullit IX dhe kapaku i Kodikut Beratinus 1, punuar në argjend që i takon viti 1805.  Koleksioni i kodikëve (the codex) përbën një prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohërat dhe një pasuri me vlera botërore. Koleksion i cili ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit ne Tirane.   
Ekspozita është vizituar nga ministrat e Jashtëm të Këshillit të Europës dhe gjatë kohës së ekspozimit, kishte edhe muzikë shqiptare të luajtur në piano nga muzikanti Genc Tukiqi.