Aktiviteti nė ambientet e Muzeut Ikonografik “Onufri” Berat me rastin e 18 Prillit, Ditės Ndėrkombėtare tė Monumenteve dhe Dita Botėrore e Trashegimisė Kulturore.

Aktiviteti nė ambientet e Muzeut Ikonografik “Onufri” Berat me rastin e 18 Prillit, Ditės Ndėrkombėtare tė Monumenteve dhe Dita Botėrore e Trashegimisė Kulturore.

Aktiviteti në ambientet e Muzeut Ikonografik “Onufri” Berat me rastin e 18 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Dita Botërore e Trashegimisë Kulturore.

 Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Ditës Botërore të Trashegimisë Kulturore në ambientet e Muzeut u zhvilluan një seri aktivitetesh të organizuara nga QKM-Berat në bashkpunim me DRKK-Berat, DAR-Berat dhe Bashkinë e Beratit

Aktiviteti nisi në orët e para të paradites me një ekspozitë fotografike “Berati i Vjetër” në oborrin e Muzeut me pjesëmarrjen shume të gjerë të publikut dhe kryesisht grup-moshave të reja. Më pas aktiviteti vijoi me një lektorium mbi vlerat e trashëgimise kulturore dhe monumenteve të Beratit duke vazhduar me projektimin e dokumentarit “BERATINUS” dhe vizitave në ambientet e Muzeut për vlerat e tij.

Aktiviteti vijoi me ekspozitën e “Piktorëve të Vegjel” ku u ndane dhe tre çmime simbolike për fëmijët që kishin pikturuar Beratin duke pasqyruar vlerat e tij monumentale.

Aktiviteti, në oret e mesdites, vijoi me vizita në Kalane e Beratit dhe organizimin e një fushate sensibilizuese për pastrimin e Kalasë mes nxënësve të shkollave dhe vullnetarëve të Korpusit të Paqes. 

Gjatë aktivitetit u firmos dhe një marrëveshje bashkëpunimi në fushen e trashëgimisë dhe edukimit për projektin “Miku i Monumentit” ndërmjet DRKK dhe DAR – Berat.