18 Maj “Dita Ndėrkombėtare e Muzeve”

18 Maj “Dita Ndėrkombėtare e Muzeve”

Në “Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, 18 Maj” Qëndra Kombëtare e Muzeve Berat organizoi në ambjentet e Muzeut Etnografik nje sërë eventësh kulturorë rezervuar grup-moshave te reja dhe publikut më gjerë. Merrnin pjesë nxënës shkollash, të rinj, autoritete të pushtetit vendor, Kryetari i Bashkise Z. Fadil Nasufi, etj.

Aktiviteti u çel me aktin e dhurimit nga Drejtori i DRKK-Berat Q.K.M-ve Berat, të një koleksioni objektesh pune në metal të përdorura nga mjeshtërit në banesat e zonës muzeale dhe të grumbulluara gjatë restaurimeve të tyre.

Më pas aktiviteti vijoi me vizitën e ekspozitës të punëve realizuar nga “piktorët e vegjël” të Grupit “ArtColor”,  të cilët kishin vizatuar në ambjentet e Muzeut Etnografik, interierë, objekte të ndryshme dhe veshje të traditës të koleksionit të këtij muzeu, per të vazhduar me ndarjen e disa çmimeve simbolike.

Në vazhdim me pjesëmarrjen e gjerë të nxënësve të shkollave u realizua nje bisedë në konceptin “Të njohim të kaluarën dhe Trashëgiminë Kulturore” duke folur mbi zhvillimin e artizanatit në qytetin e Beratit nëpërmjet ilustrimit të objekteve në fondin e Muzeut Etnografik.