Il Festival della musica Barocca negli ambienti del Museo Onufri, il 4 luglio 2014

Il Festival della musica Barocca negli ambienti del Museo Onufri, il 4 luglio 2014

Në datën 4 Korrik 2014, në ora 19.00 në një atmosferë shume mistike në sallen kryesore të Katedrales "Fjetja e Shën Marise" sot Muzeu Ikonografik Onufri, Berat, perfomoi me nje cilësi shume të lartë Quarteti Hofkapelle (Austri) nen drejtimin dhe organizimin e z. Jusuf Beshiri.

Festivali i Muzikës së Vjetër "Vox Baroque" është festivali i parë në Shqipëri që i kushtohet tërësisht repertorit barok. Synimi i këtij festivali është të përhapë muzikën baroke të luajtur me instrumente origjinale në respekt të plote të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe.

Një synim tjetër i këtij festivali është të zgjeroj sa më shumë panoramën e barokut duke i sjellë publikut një repertor të pasur me pjesë edhe të pa luajtura në skenat shqipëtareKy festival zhvillohet në gjashtë qytete të rëndësishme të trashëgimise kulturore të Shqipërisë si: Durrës, Tiranë, Shkodër, Berat, Fier dhe Voskopojë.