Ndėrhyrje dizinfektimi dhe konservimi tė strukturės sė drunjtė nė arkitekturėn e Katedrales sė Shėn Marisė sot Muzeu Ikonografik “Onufri”.

Ndėrhyrje dizinfektimi dhe konservimi tė strukturės sė drunjtė nė arkitekturėn e Katedrales sė Shėn Marisė sot Muzeu Ikonografik “Onufri”.

Më datë 3 Nentor 2014, u krye dizifektimi i arkitekturës së elementit të drurit në abmjentet e sallës kryesore të Katedrales “Fjetja e Shën Marisë”, pjesë e Muzeut Ikonografik Onufri. Realizimi i projektit të dizifektimit u krye nga specialisti restaurator i Muzeut Onufri pranë QKMB-së, në bashkëpunim me dy specialistët e sektorit të restaurimit pranë DRKK-së Berat. Për veprimin sa më efikas të antimolit të përdorur, objektet në proçes pas lyerjes dizifektuese u izoluan me plasmas të posaçëm për të krijuar një tip dhome izoluese për rreth 48 orë. Sigurisht që kjo nisëm ishte shumë e nevojshme sepse duhet marrë në konsiderat fakti që Muzeu Ikonografik Onufri kishte një periudhë të gjatë që nuk i nënshtrohej një proçesi të tillë dizifektues. Kjo nismë është e nevojshme për tu kthyer në nje praktikë pune periodike për konservimin sa më jetëgjatë të veprave të drugdhëndjes dhe arkitekturës së drunjtë që ndodhet brenda Katedrales “Fjetja e Shën Marisë”, në të cilën është përshtatur Muzeu ikonografik, që mban emrin e piktorit të shek. XIV mjeshtrit Onufri.