Ndėrhyrje tė pjesėshme restauruese nė arkitekturen e te dy muzeve ne QKM - Berat.

Ndėrhyrje tė pjesėshme restauruese nė arkitekturen e te dy muzeve ne  QKM - Berat.

Konkretisht në çatinë e Katedrales “Fjetja e Shën Marisë” në të cilën ndodhet fondi i Muzeut Ikonografik Onufri u realizua izolimi solid me materialin e plumbit i një segmenti tepër problematik, për parandalimin dhe mos depërtimin e shiut në abjementin e brendshëm të Katedrales. Gjithashtu u restaurua totalisht edhe mbulesa me çati e portës së madhe në anën perëndimore të Katedrales. 
Punime të pjesëshme vazhdojnë të kryhen në fasadën ballore në anën veriore të Muzeut Etnografik. Po vazhdon puna dhe do të kryhen punime të tjera restauruese, si: konsolidime të trarëve mbajtës të strukturës, suvatime të pjesëshme, lyerje me vaj lini, disifektim e etj.