Vizita e Z. Roch Payet (Drejtor i Instituti Kombėtar Francez pėr Trashėgiminė) nė Berat.

Vizita e Z. Roch Payet (Drejtor i Instituti Kombėtar Francez pėr Trashėgiminė) nė Berat.

Vizita e Z. Roch Payet (Drejtor i Instituti Kombëtar Francez për Trashëgiminë) në Berat.

Sipas programit 2 javor (1-15 shkurt 2015) të vizitës së dytë të z.Roch Payet me specialist të trashëgimisë pranë ambjenteve të Ministrisë dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës, programi vazhdoi në datat 4-6 shkurt me specialistët e Beratit në ambjentet e DRKK-Berat dhe Muzeumet Onufri dhe Etnografik (QKM-Berat).

Përgjatë vizitës së tij në ambjentet e Muzeut Onufri, z.Payet konstatoi gjëndjen e kënaqshme të konservimit të arkitekturës dhe objekteve të koleksionit të muzeut Onufri duke këshilluar, specialistëve përkatës, synimin për praktikimin e “konservimin paraprak” duke u njohur me problematikat permanente të veprave (objekteve) për të paraprirë degradimin e tyre. Më pas u fol dhe per konservimin kurativ që synon përshtatjen e ambjentit (mikroklimën e duhur me kontrollin permanent të përqindjes së lagështirës në ajër dhe ndriçimin e duhur mbi objekte pa ndikuar në gjendjen fizike të veprave.

Disa nga çështjet e trajtuara gjatë takimeve në Tiran, Berat dhe Korçë (2-13 Shkurt, 2015)

·         Restaurimi në Shqipëri, zbulime dhe rekomandime

·         Konservimi parandalues

·         Puna diagnostifikuese dhe kushtet ambientale të ruajtjes së veprave

·         Praktika konservimi mbi objektet dhe artifaktet e trashëgimisë kulturore

·         Kushtet fizike të konservimit (këshilla)

Mënyra e Katalogimit dhe inventarizimit (data - base, File maker)