Sistemi audi-guide "Muzeu Ikonografik Onufri "

Sistemi audi-guide

Që prej 2 shtatorit një alternativë të re dhe inovative është vënë në shërbim për vizitorë në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”. Pas një punë të gjatë dhe me sfida të shumta, Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” vjen tashmë me një teknologji të re, siç është sistemi i audio-guidës në 4 gjuhë: shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht. Të gjithë vizitorët e muzeut kanë tashmë mundësi të bëjnë një udhëtim vetjak në historinë e ikonave dhe mjeshtërve ikonografëve më të njohur të Shqipërisë, si dhe të njihen me rëndësinë e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, ku ndodhet dhe muzeu. Si rrjedhojë sot në muzeun kombëtar Ikonografik Onufri është në shërbim sistemi audio-guidë, që përfshin në 40 rubrika, informacione për Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” për ikonat dhe artefakte të mjeshtërve që i realizuan këto thesare. Ky informacion vjen përmes një rrëfimi të studiuar për ta bërë vizitën sa më të pëlqyeshme e të thjeshtë, duke i dhënë dhe liri vizitorëve të fokusohen në ikonat e dëshiruara.

Për shërbimin audio-guidë, do të këtë një biletë individuale kundrejt një vlere prej 400 lekësh.