"Muzeu Lëvizës”në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale

"Muzeu Lëvizës” në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale

Trashëgimia Kulturore e Beratit nuk është statike, ajo shkon kudo, madje edhe atje ku liritë janë të kufizuara.Në kuadër të 18 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve e Siteve, QKM Berat në bashkëpunim me Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në mjediset e këtij institucioni ofroi për herë të parë për personat me liri të kufizuara, “Muzeun Lëvizës”, ku nëpërmjet fotove u prezantuan imazhe, nga mjediset dhe objekte më të rëndësishme të koleksionit të Muzeut Etnografik.