18 Prill dita Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Siteve Arkeologjike

18 Prill dita  Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Siteve Arkeologjike

Qendra Kombëtare e Muzeve Berat, në  kuadër te ditës Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Siteve Arkeologjike në bashkëpunim me shkollën profesionale "Kristo Isak" dhe shkollat 9-vjeçare të zonave rurale si Vodice, Bilce, Urë Vajgurore, Velabisht e Otllak zhvilluan aktivitetin "Traditë - komunitet -turizëm". Aktiviteti forcoi misionin e Muzeut Etnografik si një urë lidhëse mes traditës e komunitetit, mes brezave, mes të shkuarës e të ardhmes. Pjatat tradicionale të përgatitura nën kujdesin e zonjave të komunitetit u prezantuan dhe u servirën nga nxënësit e shkollave.