Projekt trajnimi i te rinjve vullnetare ne Muzeumet e Beratit

Projekt trajnimi i te rinjve vullnetare ne Muzeumet e Beratit

Nga fillimi i muajit Gusht 2014 dhe në vazhdim, ka nisur Projekti për trajnimin e disa të rinjve vullnetarë në fushën e gjerë të turizmit dhe siteve muzeale. Kjo nismëështë realizuar nga Q.K.M-Berat në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit dhe DAR- Berat. Janë përzgjedhur disa të rinj që zotërojne të paktën një gjuhë të huaj, të cilëve i është dhënë mundësia të angazhohen në përditshmërinë e punës në Muzeumet e Beratit duke ndjekur guidat dhe udhëzimet e specialistëve të shoqëruara dhe me leksione dhe trajnime në terren për pritjen dhe percjelljen e vizitorëve. Kjo nismë ka si synim të sensibilizojë njohuritë e vlerave kulturore dhe artistike tek grup-moshat e reja për ti percjelle ato në një të ardhme në fushën e gjerë të Turizmit Kombëtar.