Festivali ndėrkombėtar “Takimet Muzikore tė Dy Botėve” nė ambjentet e Muzeut Onufri

Festivali ndėrkombėtar “Takimet Muzikore tė Dy Botėve” nė ambjentet e Muzeut Onufri

Më datë 22 shtator 2014 u zhvillua në ambjentet e Muzeut Onufri Festivali ndërkombëtar “Takimet Muzikore të Dy Botëve” që këtë vit mbërriti në edicionin e tetë. Prej vitesh festivali i organizuar nga shoqata “Argjiro” me drejtues Ilda Marën ka marrë jo pak vëmendjen e artistëve të njohur shqiptarë, por dhe të huaj. Këtë vit ai do të organizohet nga datat 22, 23 dhe 25 shtator, në Muzeun Onufri të Beratit, në Qendrën Kulturore pranë Kishës Ortodokse në Tiranë dhe në Kishën Françeskane në Shkodër.

Festivali synoi t’i japë  një hov jetës kulturore-artistike në Berat, të promovojë nxitjen e turizmit, të promovojë qendrat historike shqiptare nëpërmjet aktiviteteve periodike ndërkombëtare dhe t’i ofrojë publikut dhe turizmit një alternativë argëtuese, edukuese dhe cilësore, e të ndihmojë sadopak në rritjen e shkëmbimeve kulturore të Shqipërisë në Europë e më gjerë.

 

Festivali nisi në Berat, ku muzika baroke u interpretohet nga ansambli Salzburger Saitnklang nga Austria. Data 23 shtator i sjell artistët sërish para publikut në Tiranë dhe më pas në Shkodër. Ansambli austriak kishte në program të tij pjesë si Moxarti, Vivaldi, Hayden, Bethoven, Schubert, etj, të cilat u mirëpritën nga prezenca e gjerë e publikut në ambjentet e Muzeut Onufri.