18 Prilli, Dita Ndėrkombėtare e Monumenteve

18 Prilli, Dita Ndėrkombėtare e Monumenteve

Në kuadër të 18 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe njëkohësisht Dita Botërore e Trashëgimisë Kulturore, Q K M-Berat realizoi një program të detajuar me një sërë aktivitetesh. Në ambjentet e Muzeut Kombëtar Etnografik u hap ekspozita me punimet më të mira në vizatim dhe plastelinë të realizuara në workshopin e titulluar "Vlera, Edukim, Art" duke pasur shëmbuj disa objekte të koleksionit të Muzeut Kombëtar Etnografik. 

Pjesëmarrës të këtij workshopi ishin nxënës të shkollave 9-vjeçare, Ajet Xhindole & Llambi Goxhomani të qytetit të Beratit që kanë prirje në artet vizive. Lidhja dhe nëpërmjet artit me koleksionet e Muzeut, dhe përzgjedhja e atyre objekteve që kanë një lidhje të shërbimit utilitar (popullor) dhë që e ruajnë akoma vlerën e përdorimit edhe në ditët e sotme në familjet tona, duke kombinuar ndjenjat dhe mendimet e fëmijëve me njohjen e traditës. Trashëgimia nuk është individuale por e të gjithëve - kjo ishte motoja me të cilën organizatorët udhëhoqën nxënësit gjatë ditëve të worshopit.

"FORMA, PËRMBAJTJA, ARKITEKTURA" - Udhëtim në banesën popullore shqiptarë, ishte eventi i dytë i veprimtarive të kësaj dite. Prezantimi i studimit të arkitektëve frut i një pune të gjatë kërkimore dhe studimore e cila vjen dhe prezantohet në formën e një albumi nga arkitekti Maksim Mitrojorgji,  i cili zhvilloi një bisedë të ilustruar për studimin në përgjithësi por edhe për tiparet dhe zhvillimin arkitektonik të banesës qytetare në Berat. Aktiviteti shoqërohej me një ekspozitë me punime në akuarel.

Nën moton "Berati 2400-vjet Qytetërim" në Muzeun Ikonografik Onufri dhe Etnografik gjatë gjithë ditës për vizitorët, u projektuan filma dokumentarë që flisnin për vlerat e Artit, Kulturës dhe Trashëgimisë të qytetit.