18 Maji, Dita Ndėrkombėtare e Muzeve

18 Maji, Dita Ndėrkombėtare e Muzeve

18 Maji, Dita Ndërkombëtare e Muzeve

 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, QKM-Berat organizoi në ambjentet e Muzeut “Onufri” një ekspozitë ikonografike me 13 vepra të reja për publikun e gjerë. Këto vepra që prej vitesh ishin pjesë e fondit ikonografik të DRKK-Berat, pas konsolidimit  dhe restaurimit, tashmë kanë pasuruar fondin e Muzeut Onufri me 13 vepra të autorëve të njohur të ikonografisë. Pjesëmarrja e publikut, i cili përballej me ikona që i ofroheshin për herë të parë, ka qenë shumë e gjerë, përtej pritshmërisë.