Ndërhyrje të pjesëshme restauruese në arkitekturen e te dy muzeve ne QKM - Berat.

Ndërhyrje të pjesëshme restauruese në arkitekturen e te dy muzeve ne  QKM - Berat.

Konkretisht në çatinë e Katedrales “Fjetja e Shën Marisë” në të cilën ndodhet fondi i Muzeut Ikonografik Onufri u realizua izolimi solid me materialin e plumbit i një segmenti tepër problematik, për parandalimin dhe mos depërtimin e shiut në abjementin e brendshëm të Katedrales. Gjithashtu u restaurua totalisht edhe mbulesa me çati e portës së madhe në anën perëndimore të Katedrales. 
Punime të pjesëshme vazhdojnë të kryhen në fasadën ballore në anën veriore të Muzeut Etnografik. Po vazhdon puna dhe do të kryhen punime të tjera restauruese, si: konsolidime të trarëve mbajtës të strukturës, suvatime të pjesëshme, lyerje me vaj lini, disifektim e etj.

... More » →

Ndërhyrje dizinfektimi dhe konservimi të strukturës së drunjtë në arkitekturën e Katedrales së Shën Marisë sot Muzeu Ikonografik ??Onufri?.

Ndërhyrje dizinfektimi dhe konservimi të strukturës së drunjtë në arkitekturën e Katedrales së Shën Marisë sot Muzeu Ikonografik ??Onufri?.

Më datë 3 Nentor 2014, u krye dizifektimi i arkitekturës së elementit të drurit në abmjentet e sallës kryesore të Katedrales “Fjetja e Shën Marisë”, pjesë e Muzeut Ikonografik Onufri. Realizimi i projektit të dizifektimit u krye nga specialisti restaurator i Muzeut Onufri pranë QKMB-së, në bashkëpunim me dy specialistët e sektorit të restaurimit pranë DRKK-së Berat. Për veprimin sa më efikas të antimolit të përdorur, objektet në proçes pas lyerjes dizifektuese u izoluan me plasmas të posaçëm për të krijuar një tip dhome izoluese për rreth 48 orë. Sigurisht që kjo nisëm ishte shumë e nevojshme sepse duhet marrë në konsiderat fakti që Muzeu Ikonografik Onufri kishte një periudhë të gjatë që nuk i nënshtrohej një proçesi të tillë dizifektues. Kjo nismë është e nevojshme për tu kthyer në nje praktikë pune periodike për konservimin sa më jetëgjatë të veprave të drugdhëndjes dhe arkitekturës së drunjtë që ndodhet brenda Katedrales “Fjetja e Shën Marisë”, në të cilën është përshtatur Muzeu ikonografik, që mban emrin e piktorit të shek. XIV mjeshtrit Onufri.

 

... More » →

Ndërhyrje konservimi (pastrim & konsolidim) mbi objektin e emërtuar ??Ekspozues ikone? në arkivin e Muzeut Ikonografik ??Onufri? dhe ri- ekspozimi i tij

Ndërhyrje konservimi (pastrim & konsolidim) mbi objektin e emërtuar ??Ekspozues ikone? në arkivin e Muzeut Ikonografik ??Onufri? dhe ri- ekspozimi i tij

Puna e mësipërme filloi nga fillimi i muajit Shtator dhe përfundoi në 26 Tetor. Me pastrimin dhe konsolidimin e objektit (veprës) u arrit rezultati i dëshiruar në evidentimin e problematikave që objekti paraqiste, si: konsolidimi i strukturës së drunjtë, pastrimi nga pluhuri, tymrat, parafina, dylli, dhe mbivënie të ndryshme. Eleminimi i tyre do ndikojë pozitivisht në konservimin e veprës dhe nxjerrjen në dukje e vlerave të objektit, ngyrat dhe motivet e gdhëndura, duke e bërë më të admirueshëm në detaje nga vizitorët. Njëkohësisht rrit ndjeshëm tek publiku i gjerë ndërgjegjësimin e vlerave artistiko-historike që disponojmë në muzeumet tona.

... More » →

Projekt trajnimi i te rinjve vullnetare ne Muzeumet e Beratit

Projekt trajnimi i te rinjve vullnetare ne Muzeumet e Beratit

Nga fillimi i muajit Gusht 2014 dhe në vazhdim, ka nisur Projekti për trajnimin e disa të rinjve vullnetarë në fushën e gjerë të turizmit dhe siteve muzeale. Kjo nismëështë realizuar nga Q.K.M-Berat në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit dhe DAR- Berat. Janë përzgjedhur disa të rinj që zotërojne të paktën një gjuhë të huaj, të cilëve i është dhënë mundësia të angazhohen në përditshmërinë e punës në Muzeumet e Beratit duke ndjekur guidat dhe udhëzimet e specialistëve të shoqëruara dhe me leksione dhe trajnime në terren për pritjen dhe percjelljen e vizitorëve. Kjo nismë ka si synim të sensibilizojë njohuritë e vlerave kulturore dhe artistike tek grup-moshat e reja për ti percjelle ato në një të ardhme në fushën e gjerë të Turizmit Kombëtar.

... More » →