Muzeu, Tradita dhe Tregime imagjinare

Muzeu, Tradita dhe Tregime imagjinare

Nisi udhëtimin në kuadër të ditëve Evropiane të Trashëgimisë programi: Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Specialistët e muzeut Etnografik u zhvendosën në shkollën 22 Tetori në Berat, ku realizuan me nxënësit e klasës së 6-të projektin “Muzeu, tradita dhe tregime imagjinare” 
Synimi i këtij projekti është që nxënësit të ndërtojnë tregime imagjinare, të kuptojnë lidhjen me të kaluarën nëpërmjet artit, historisë, duke u bazuar në fotot e përzgjedhura nga ambientet dhe koleksionet e muzeut.