Qyteti i Beratit

Qyteti i Beratit

Berati është një ndër qytetet më të lashtë të Shqipërisë, me zanafillë që në shekullin e IV p.e.r. pra 2400 vjet qytet, (qendër e banuar në shekuj) dhe me jetë të pandërprerë deri në ditët tona. E tërë kjo pasqyrohet në kronikën e tij të gurtë, ku cdo periudhë zhvillimi ka lënë në të gjurmët e veta, duke e kthyer Beratin në një muze të madh në natyrë.