Ndërhyrje konservimi (pastrim & konsolidim) mbi objektin e emërtuar “Ekspozues ikone” në arkivin e Muzeut Ikonografik “Onufri” dhe ri- ekspozimi i tij

Ndërhyrje konservimi (pastrim & konsolidim) mbi objektin e emërtuar “Ekspozues ikone” në arkivin e Muzeut Ikonografik “Onufri” dhe ri- ekspozimi i tij

Puna e mësipërme filloi nga fillimi i muajit Shtator dhe përfundoi në 26 Tetor. Me pastrimin dhe konsolidimin e objektit (veprës) u arrit rezultati i dëshiruar në evidentimin e problematikave që objekti paraqiste, si: konsolidimi i strukturës së drunjtë, pastrimi nga pluhuri, tymrat, parafina, dylli, dhe mbivënie të ndryshme. Eleminimi i tyre do ndikojë pozitivisht në konservimin e veprës dhe nxjerrjen në dukje e vlerave të objektit, ngyrat dhe motivet e gdhëndura, duke e bërë më të admirueshëm në detaje nga vizitorët. Njëkohësisht rrit ndjeshëm tek publiku i gjerë ndërgjegjësimin e vlerave artistiko-historike që disponojmë në muzeumet tona.