18 Prill dita Ndërkombëtare e Muzeve

18 Prill dita  Ndërkombëtare e Muzeve

Në Ditën Botërore të Muzeve ashtu si pak vjet më parë, persëri si bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve, Qendrës Muzeore dhe Drejtorisë Rajonale të Trashegimisë Kulturore në Berat duke vlerësuar punën e kujdesshme të restauratorëve vendosëm të ekspozojmë krahas koleksionit në mjediset e Muzeut Ikonografik Onufri nën emrin kuptimplotë “Thesare të Fjetura” 13 ikona të pa ekspozuara, të gjitha të dorës së parë, që u atribuohen mjeshtërve ikonografë të shkolles së Beratit
Specialistët restauratorë te dy institucioneve në traditën më të mirë, me shumë dashuri, ditë pas dite u kujdesën ti pastrojnë, restaurojnë dhe sot në mjedisin e Muzeut Onufri ia kthyen publikut me tërë shkëlqimin e tyre siç mjeshtërit i krijuan në një paraqitje mbresëlënese. 
Restauratorët Erion Lezi, Altin Tabaku e Miltiadh Bibo janë ata që e bënë të mundur, me përkushtim e përgjegjësi profesionale duke ju bashkëngjitur traditës më të mirë të restaurimit. Mirënjohje për keta artistë restauratorë.
Sot muzeu ka standarte shumë më të larta konservimi e ekspozimi të koleksioneve ku punohet me një mendësi të re shërbehet me profesionalizëm tregohet më shumë përgjegjësi për të ndryshuar mënyrat e deritanishme si një përpjekje e përhershme e të gjitheve veçanërisht specialisteve për ta përmirësuar e transformuar vazhdimisht në një muzeu bashëkohor, një muze të shek XXI.