Back to all Post

Çelet ekspozita “Udhëtim me Edward Lear në Shqipëri”

Qendra Muzeore Berat në bashkëpunim me Bashkinë Berat, sjell në Galerinë Edward Lear ekspozitën “Udhëtim me Edward Lear në Shqipëri”, organizuar nga Instituti i Librit dhe promocionit TOENA me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Ekspozita permban nje pjese te puneve të piktorëve më të mirë shqiptarë të peizazhit, që udhëtuan në gjurmët e Edward Lear nëpër Shqipëri dhe hodhën në telajo peizazhet e ditëve tona. Për disa ditë me radhë piktorët Kujtim Buza, Pashk Përvathi, Nikolin Ivanaj, Xhaneta dhe Agim Kadillari, Agron Polovina, Sadik Kasa etj kanë qenë në disa nga vendet e qytetet, ku rrugetoi Edward Lear.


Edward Lear ishte piktor, poet dhe udhëpërshkrues anglez nga Britania e Madhe. Pikturat e tij paraqesin pamje nga vendi ynë, si edhe veshje tradicionale të popullsisë vendase në mesin e shekullit XIX. Lear krijoj vepra madhore ndër të cilat mbi 100 vizatime e pikrura mbi Shqipërinë. Përshkrimet e bëra nga Edward Lear nëpër Shqipëri janë botuar në një përmbledhje nën titullin “Edward Lear in Albania: Journalls off a Landscape Painter in Albania and Illyria” (Edward Lir në Shqipëri: ditari i një piktori peisazhist në Shqipëri dhe Iliri). Ekspozita vazhdon të jetë e hapur, dhe të ndiqet me interes nga artdashësit e Beratit.

Add Your Comment

© 2019. Të gjitha të drejtat e rezervuara
Design & Development by GO DIGITAL MEDIA