MUZEU I IKONOGRAFISË ONUFRI

MUZEU I IKONOGRAFISË ONUFRI

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Kurse objektet liturgjike, kryesisht, mbajnë firmën e argjendarëve shqiptarë ndër shekuj. Gdhendjet në dru të katedrales janë realizuar nga mjeshtrit Stefan Barka nga Misrasi i Oparit dhe mjeshtër Naum Ngjela nga Lavdari i Oparit në fillimin e shekullit të XIX.

Ikonostasi i katedrales Fjetja e Shën Mërisë mban si datë vitin1807. Ajo konsiderohet si një ndër veprat më të mira të krijuara nga mjeshtrit shqiptarë të drugdhendjes. Zbukurimet e ikonostasit paraqesin disa karakteristika dhe parime të stilit barok, një prirje mbizotëruese dhe dalluese e kishave të ndërtuara në Ballkan gjatë shekujve XVIII dhe XIX. Të gjitha këto motive janë të gërshetuara me elementë të tjera të traditës bizantine.

Në një arke të drunjtë pranë ikonostasit konservohen eshtrat ose lipsanet e dy Shenjtorëve Gorazdi dhe Angjellari (dishepuj të shenjtorëve Metodi dhe Kirilli) të cilët mendohet të kenë kryer misionin e tyre në shek IX – X pas Krishtit.

Nën dyshemenë e absidës me 12 Gusht të vitit 1968, janë gjetur dy Kodikët e Beratit, “Codex Purpureus Beratinus” i shek. VI pas Krishtit dhe pas Krishtit “Codex Aureus Anthimi” i shek IX. Kodikët në fjalë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit si dhe enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. Dy Kodiket e Beratit janë regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin “Memoire du Monde” nën mbrojtjen e Unesco-s.

Koleksioni i Muzeut Ikonografik Onufri

Ungjillëzimi

“Ungjillëzimi” është vepër e shekullit XIV, me autor anonim. Ikona është marre nga kisha e Ungjillëzimit në Kalanë e Beratit

Darka Mistike

“Ikona “Darka mistike ose Darka e fundit” është vepër e fundit të shekullit XVIII me autor anonim. Vepra është marrë nga ikonostasi i Kishës “Lindja e Shën Marisë”në fshatin Vokopolë të Beratit.

Paraqitja e Krishtit në Tempull

“Prezantimi i Krishtit në Tempull” është vepër e shek. XVI me autor Onufrin. Ikona është marrë nga kisha e “Shën Triadhës” në Kalanë e Beratit. Teknika e përdorur është tempera mbi pano druri arre nga kisha e Ungjillëzimit në Kalanë e Beratit.

Ikona e Shën Marisë

Ikona e Shën Marisë me Krishtin i atribohen mjeshtrit Onufri në shekullin e XVI. Është e tipit Hodigitria (udhëheqëse). Ajo është një nga veprat më identifikuese të Muzeut Onagri dhe krijimtarisë së mjeshtrit.

Ikona e Shën Joan Pagëzori

“Joan Pagezori” shek.XVI, Onufri. Ikona është marrë nga kisha e Ungjillizimit në Kalanë e Beratit dhe e gjitha është realizuar nën kontrastin e ngjyrave të Onufrit, brenda një sfondi të artë, të stilizuar me motive floreale.

Ngritja në Qiell e Profet Ilias

“Ngritja në qiell e Profet Ilias” viti 1929, Agathangjel Mbrica. Ikona është marrë nga koleksioni i argjendarit në lagjen “Perroi” të qytetit të Beratit dhe është realizuar me mjeshtëri në tekniken e rrahjes

burimi jetedhenes

Ikona e Burimit Jetëdhënës

Ikona “Burimi i Jetës” është vepër e shekullit XVIII me autor anonim. Ikona është marrë nga kisha e “Profet Ilias” në Berat. Ikona konsiderohet simbol i bashkëjetesës fetare në territorin shqiptar sepse ndërthur brenda një skene të vetme elementë të dy besimeve të ndryshme.

Ikona e Shën Dhimitrit

“Shën Dhimitri” shek. XVIII, Kostandin Shpataraku. Ikona është marre nga kisha e “Profet Elias” të Beratit dhe në planin stilistik paraqet elementë modern si dinamika shprehëse e siluetit, kontrastet e forta dhe loja e ngjyrave.

© 2019. Të gjitha të drejtat e rezervuara
Design & Development by GO DIGITAL MEDIA