Back to all Post

Përfundoi ndërhyrja restauruese për tre ikona të koleksionit në Muzeun “Onufri”

Pas miratimit të projektit dhe një pune dy mujore përfundoi restaurimi i tre ikonave:
“Kryeëngjëlli Mëhill”, vepër e shekullit XVII me autor anonim dhe dimensione: 97 x 54 x 4 cm, gjetur në Kishën e Shën Nikollës të fshatit Perondi në rrethin e Beratit.
“Shën Mëhilli”, vepër e shekullit XVII me autor anonim dhe dimensione: 41,5 x 32 x 3 cm, gjetur në Katedralen “Fjetja e Shën Mërisë” në kalanë e Beratit.

“Krishti Pantokrator”, vepër e shekullit XVI – XVII me autor anonim dhe dimensione: 27,4 x 19,5 x 1,8 cm, gjetur në Katedralen “Fjetja e Shën Mërisë” në kalanë e Beratit.
Këto vepra paraqisnin dëmtime të panosë së drurit (plasaritje dhe galeri insektesh), rënie të shtresave përgatitore (mungesë grundi) si dhe dëmtim të pelikulës piktorike shoqëruar me degradim të vernikut dhe depozitime të papastërtive (bloz, parafine, etj,)

Duke konsideruar dëmtimet e mësipërme mund të themi që rezultati i arritur nxorri në dukje ngjyrat e ikonave si dhe garanton konservimin e tyre pa probleme të mëtejshme.
Ato i ofrohen për herë të parë të restauruara publikut dhe vizitorëve të Muzeut Onufri.

Add Your Comment